M & A – Teoria nderkombetare e nderthurur me praktiken shqiptare te bashkimit dhe blerjes së kapitalit

M & A – Teoria nderkombetare e nderthurur me praktiken shqiptare te bashkimit dhe blerjes së kapitalit

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,700 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Business Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Një udhëzues strategjik për Bashkimet dhe Blerjet (M&A) në realitetin shqiptar Në një epokë ku zhvillimet e ekonomisë globale dhe teknologjisë po transformojnë mënyrën e të bërit biznes, transaksionet e thjeshta financiare nuk mjaftojnë më. Sot, bashkimet dhe blerjet e sipërmarrjeve (M&A) janë mekanizma thelbësorë strategjikë që formësojnë industri të tëra, rrisin konkurrencën dhe diktojnë të ardhmen e korporatave. Libri “M & A – Teoria ndërkombëtare e ndërthurur me praktikën shqiptare të bashkimit dhe blerjes së kapitalit” , frut i bashkëpunimit mes Prof. Scott Moeller dhe Dr. Kristal Hykaj, vjen si një kontribut thelbësor në literaturën tonë akademike dhe atë të biznesit. Ky botim nuk është thjesht një trajtesë teorike. Ai shërben si një manual praktik që e udhëheq lexuesin në çdo fazë të një marrëveshjeje M&A—që nga gjeneza e saj si një ide strategjike e deri tek integrimi pas bashkimit. Duke integruar modele të avancuara si “Intelligent M&A” apo “LEARN CIA”, libri demonstron sesi përdorimi i inteligjencës së biznesit përmirëson shanset e suksesit për menaxherët, punonjësit dhe aksionarët. Ajo që e bën këtë vepër unike dhe tejet të vlefshme është ura që ndërton mes koncepteve teorike të zhvilluara në qendrat botërore dhe realitetit dinamik shqiptar. Autori sjell në vëmendje raste konkrete nga tregu ynë, si bashkimi i ALBtelecom dhe ONE Telecommunications apo blerja e ABCom nga Vodafone, duke treguar se si Shqipëria mund të përdorë M&A për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm. Parathënie nga Akademik Prof. dr Anastas Angjeli Zhvillimet e ekonomisë globale, veçanërisht 30-të vitet e fundit, krahas zhvillimeve të vrullshme teknologjike, sollën edhe ndryshime dhe përvoja të shumta dhe të reja në të bërit biznes. Në këtë kuadër, një zhvillim të dukshëm morën dhe format e biznesit përmes bashkimeve dhe blerjeve (M&A) të bizneseve, duke i transformuar ato në biznese të reja, më të avancuara dhe më të suksesshme. Kështu, këto lloj biznesesh, tashmë, nuk janë më thjesht transaksione financiare, por mekanizma strategjikë që formësojnë ekonomitë, industritë dhe madje, në shumë raste, edhe fatet e vendeve. Si një vend në tranzicion drejt integrimit evropian edhe Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me këtë realitet dinamik, ku teoria ndërkombëtare duhet të ndërthuret me praktikën lokale për të krijuar modele të suksesshme zhvillimi. Është pikërisht këtu ku libri i Dr. Kristal Hykaj, “M&A: Teoria ndërkombëtare e ndërthurur me praktikën Shqiptare të bashkimit dhe blerjes së kapitalit”, i vjen lexuesit, si një kontribut i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ky libër është një udhëzues për të hyrë në industrinë e bashkimeve dhe fushën në zhvillim të inteligjencës së biznesit. Më pas, libri funksionon përmes një marrëveshjeje M&A që nga fillimi kur marrëveshja është vetëm një ide strategjike deri në periudhën e bashkimit dhe pas bashkimit drejt një zhvillimi të ri. Në çdo fazë, tregohet se si mund të zbatohen teknikat e inteligjencës së biznesit për të përmirësuar shanset që një marrëveshje e këtij lloji të ketë sukses, jo vetëm për të përparuar në fazën tjetër, por për të qenë e suksesshme për menaxherët, punonjësit, aksionarët dhe aksione të tjera. Dr. Hykaj, me një sfond të pasur akademik dhe praktik në fushën e financave dhe ekonomisë, arrin të ndërtojë një urë mes koncepteve teorike të zhvilluara në qendrat botërore të M&A-së dhe realitetit shqiptar. Libri nuk është thjesht dhe vetëm një përkthim apo adaptim i literaturës ekzistuese në fushën e M&A. Ky punim është një kombinim i shfrytëzimit të përvojës që literatura jep në këtë fushë me analizën origjinale që autori bën dhe integron modele si “Intelligent M&A” me shembuj konkretë edhe nga tregu shqiptar, si bashkimi i ALBtelecom dhe ONE Telecommunications në ONE Albania apo blerja e ABCom nga Vodafone. Këto raste, edhe pse jo të shumta, dëshmojnë faktin, se si, dhe Shqipëria, pavarësisht madhësisë së tregut të saj (të vogël), mund të shfrytëzojë M&A për të ndërtuar e zhvilluar biznese të mëdha të suksesshme, për të forcuar konkurrencën, për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Në kontekstin e Shqipërisë, ku ekonomia krahas arritjeve të shënuara në reformat rregullatore dhe të lirisë ekonomike, ndeshet ende me sfida si burokracia, korrupsioni i perceptuar dhe mungesa e eksperiencës në transaksione të mëdha, ky libër ofron një udhëzues jo thjesht teorik në shërbim të biznesit, ekonomistëve, financierve dhe juristëve si dhe studentëve të këtyre fushave por njëherasi, ai shërben dhe si një udhërrëfyes praktik në shërbim të këtij komuniteti. Ai trajton tema kyçe si integrimi pas bashkimit (post-merger integration), duke përdorur modele si LEARN CIA, dhe thekson rëndësinë e transparencës, ruajtjes së talenteve dhe menaxhimit kulturor – elementë kritikë për të shmangur dështimet e zakonshme. Për studentët, menaxherët dhe politikëbërësit shqiptarë, ky punim është një burim i vlefshëm që ndih…

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,700 lekë

Lowest

1,700 lekë

22 Oct 2026

Average

1,700 lekë

Highest

1,700 lekë

22 Oct 2026

M & A – Teoria nderkombetare e nderthurur me praktiken shqiptare te bashkimit dhe blerjes së kapitalit