Mërso, rihetim

Mërso, rihetim

In stockUpdated on 22 Oct 2026

900 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Ai është vëllai i “Arabit” të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell. Haruni është një burrë plak i sfilitur nga frustrimi. Darkë pas darke, në një bar të Oranit, ai ripërtyp vetminë, zemërimin kundër njerëzve që kanë aq shumë nevojë për një zot, pështjellimin e tij përballë një vendi që e ka zhgënjyer. I huaj mes njerëzve të tij, ai do të dëshironte më mirë të vdiste… Homazh në formën e një kontrapunkti i bërë romanit “I Huaji” të Albert Kamysë, “Mërso, rihetim” luan në mënyrë trallisëse bllofe e dredhira për të risjellë çështjen e identitetit. Nëpërmjet këtij reflektimi në Algjerinë bashkëkohore, Kamel Daoud, i njohur për shkrimet e tij polemike, zgjedh këtë herë letërsinë për të paraqitur rolin e ndërlikuar të trashëgimive që kushtëzojnë të tashmen. Fragment nga libri A besoj në Zot? Tani po më bën për të qeshur! Pas kaq orëve që kemi ndenjur bashkë… nuk e di përse dikush, që më bën një pyetje për ekzistencën e Zotit, kthehet gjithnjë nga burri për të pritur përgjigjen. Bëja atij pyetjen, drejtpërdrejt! Shpesh kam vërtet përshtypjen se gjendem në atë minare dhe i dëgjoj, atje, tek duan të thyejnë portën që e kam mbyllur mirë, duke britur vdekje për vdekjen time. Ata janë atje, pikërisht pas dere, të tërbuar. E dëgjon portën që kërcet! Më thuaj, e dëgjon? Unë e dëgjoj. Ajo do të epet. Po unë? Po unë përse ulëras? Kjo është një pyetje që askush nuk e kupton: “Këtu nuk ka njeri! Nuk ka pasur kurrë njeri! Xhamia është bosh, minarja është bosh. Gjithçka është bosh!” Është e sigurt se do të ketë shumë spektatorë ditën e ekzekutimit tim dhe se ata do të më presin me klithma urrejtjeje. Heroi yt mbase kishte të drejtë që në fillim: nuk ka pasur kurrë asnjë të mbijetuar në këtë histori. Të gjithë kanë vdekur menjëherë, aty për aty. (…) O Zot, sa të pëlqen të tallesh me krijesat e tua !… Koment nga Le Monde “Një roman i mrekullueshëm… Në të ardhmen, “I Huaji” i Kamysë dhe “Mërso, rihetim” do të lexohen krah njëri-tjetrit.”

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

22 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

22 Oct 2026

Mërso, rihetim