
Mandarinët
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Në Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë betejën dhe lëvizjet e tyre të diskutueshme filozofiko-politike-letrare. Dhe, në fakt, askush më mirë se ajo nuk mund të rrëfente për atë periudhë të trazuar të pasluftës (së bashku me Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, ajo ishte, në të vërtetë, “shpirti” i letërsisë “së angazhuar”), në të cilën intelektualët francezë, pra mandarinët, ishin protagonistë të padiskutueshëm të jetës kulturore e politike. Historitë e Henrit, Nadinës, Anës, Dybrëjit, të të rinjve “ekzistencialistë” dhe të vajzave që enden pa një qëllim, pasqyrojnë krisjet e një bote që nuk mund të gjejë ekuilibrin e vet, pezull siç ka mbetur midis shpresave, idealeve dhe përballjes së ashpër me realitetin. Shkrimtarët janë gjithmonë në siklet kur dikush i pyet: Pse shkruan? Por ndoshta nuk janë ndier kurrë aq të hutuar sa pas Luftës së Dytë Botërore. Të shtangur nga katër vitet e tmerrit dhe nga perspektivat që befas po hapen para botës, ata zbulojnë se vlerat e vjetra janë tretur prej kohësh dhe se po lind një figurë e re e njeriut: çfarë roli rezervon e ardhmja për ta? A mund të jenë ende të dobishme fjalët? Për kë? Pse? Mes nihilizmit, estetizmit, veprimit politik, ku pozicionohet letërsia? Libri nuk jep asnjë përgjigje për këto pyetje: ai është një roman. Në rrëfimin artistik të historive të disa figurave të shquara pranë saj, miq, shokë, të dashur – Jean-Paul Sartre, Albert Camus, Arthur Koestler, Nelson Algren – De Beauvoir “ndërton” romanin e vet më të famshëm dhe emblematik, që është një dramë tërheqëse, një përrallë politike intriguese dhe një odise emocionale e një gruaje të ndarë mes dëshirave të brendshme dhe jetës së saj publike.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,600 lekë
Lowest
1,600 lekë
22 Oct 2026
Average
1,600 lekë
Highest
1,600 lekë
22 Oct 2026
Mandarinët