Manjola

Manjola

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Booktopia

Store outside Alemiin · you order at booktopia.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Manjola – Erjeta Kici Vila “Fisher”, e ndërtuar në një zonë të qetë të Bavarisë, fshehur syve të kaltra të liqenit të Shtarnbergut, ishte dhurata martesore e kontit Gustav Fisher për të shoqen e tij, të dytën, me origjinë italiane. E njohur nga të gjithë si “diamanti i fshatit” për shkak të pishinës në formë diamanti që stoliste oborrin madhështor, vila ishte pikë referimi për pushimet verore të një prej dinastive më të vjetra vjeneze. Ngritur në një hapësirë të bollshme plot hijeshi e gjallëri, me dy kate, shtëpia rrethohej nga disa shkallë që përcillnin harmoninë dhe fshehtësinë e netëve verore, kur hëna lozte me yjet e sillej rrotull një ballkoni që bashkonte cepat e ndërtesës. Parku madhështor, i ndarë në dy oborre të vogla, i ndërtuar plot kujdes nga mjeshtërit e gërshërës, krijonte vend çlodhës nën hijen e pemëve shekullore që përshëndetnin statujat e shumta të shpërndara nëpër lulishte. E verdhë, e veshur antike nga ai që ëndërronte të bëhej pjesë e asaj familjeje, arkitekti Vilhem Kuper, shtëpia e trishtuar shikonte e palodhur statujën dhe një pallua që, edhe pse e dinte që po e vëzhgonin, nuk e ktheu kurrë kokën të shikonte shoqen e saj të fëmijërisë, edhe në ditët kur pati pikëllime në zemër e ndërhyrje kirurgjikale në trup. I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës. Në krahët e saj, ajo shtëpi kaq e dhembshur harronte vuajtjet e tërë kohërave të jetuara midis dritës dhe errësirës, lotit dhe gëzimit, midis mirësisë dhe ligësisë. Deri në vitin 1991, kur trashëgimtarja e fundit e dinastisë, kontesha Amalia Fisher, ishte në jetë, vila ishte e njohur me emrin vila “Fisher-Grant”, por pas vdekjes së saj (trupi i së cilës nuk u gjet kurrë, por u deklarua e vdekur vite më pas për shkak të ndërresave që Starnbergu solli në breg), vila i kaloi me ligj e rregull djalit të vetëm të bashkëshortit të saj, Filip Grantit. Mjeku që banon sot në atë vend, i ndërroi emrin dhe shtëpia i tregohet botës me emrin “dr. Filip Grant”.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Manjola