MARY&MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask

MARY&MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask

In stockUpdated yesterday

1,300 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Face Masks
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

MARY & MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask brenda në paketimin e saj përmban plot 30 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën, të cilat mund t'i aplikoni kurdoherë dëshironi madje për rezultat më të dukshëm çdo ditë! Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 10% ekstrakt të bimës centella asiatica, 10% ekstrakt të pemës së çajit dhe 10% ekstrakt të bimës Houttuynia Cordata. Të tre këto përbërje i adresohen qetësimit të lëkurës, skuqjes, dhe minimizimit të inflamacionit. Ekstrakt i bimës centella asiatica është kultivuar në Azi dhe përdorur që në kohët e lashta, në mjekësinë tradicionale për të shëruar sëmundje të ndryshme dhe plagë. Ka veti të fuqishme antibakteriale dhe rigjeneruese. Ekstrakt i bimës Houttuynia Cordata falë përmbajtjes me kuercitrinë largon qelizat e vdekura nga lëkura, duke ndihmuar në pastrimin e poreve, falë vetive të fuqishme anti-inflamatore. Ndërsa ekstrakti i pemës së çajit tashmë njihet për vetitë e tij dezinfektuese dhe antibakteriale në trajtimin e plagëve dhe irritimeve të ndryshme të lëkurës. Për kuriozitet si bimë medicinale është bërë e njohir në Australi, dhe është përdorur për shërimin e plagëve të ushtarëbe në Luftën e II Botërore. Por përbërësit unik nuk mbarojnë këtu! Esenca e këtyre maskave është e formulur me ekstrakt Dipotassium Glycyrrhizate, që përmban veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në ruajtjen e vitalitetit të lëkurës. Nga ana tjetër allantoina një substancë me prejardhje nga natyra të ekstraktuar nga pema e lisit dhe filizat e grurit nxit prodhimin qelizor, duke përshpejtuar shërimin e lëkurës. Ndërsa falë acidit hialuronik lëkura juaj gjithmonë do të jetë e hidratuar thellësisht. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë akneike, sensitive dhe me tendencë skuqjeje. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë. Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. *30 maska *400ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i bimës Houttuynia Cordata, acid hialuronik Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract (10,000ppm), Houttuynia Cordata Extract (10,000ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract (10,000ppm), Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Laurate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethylcellulose, Caprylyl/Capryl Glucoside, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Fragrance, Sodium Hyaluronate (50ppm) Marka E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,300 lekë

Lowest

1,300 lekë

21 Oct 2026

Average

1,300 lekë

Highest

1,300 lekë

21 Oct 2026

MARY&MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask