
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Face Cream
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Nëse dëshironi një krem me funksion të dyfishtë që i adresohet shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit, atëherë MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream është zgjidhja e duhur! Testimet e vazhdueshme të kryera në Institutin e famshëm: P&K Skin Clinical Reseearch Center në Korenë e Jugut, kanë arritur në përfundimin se: në vetëm 1 herë përdorim, lëkura qëndron e hidratuar për plot 48h; pas 5 herë përdorim arrihet hidratimi i lëkurës deri në 10 shtresa; pas 2 javëve përdorim forcohet barriera mbrojtëse e lëkurës dhe rritet dukshëm elasticiteti i saj. Ky krem është i formuluar me 500ppm idebenone dhe 63% kompleks Blackberry, të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky krem përmban 5 lloje të ndryshme keramidesh dhe Phytosphingosine, për të krijuar një barrierë të shëndetshme dhe për të ofruar hidratim të thellë. Ndërsa niacinamidet do të ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e butë si mëndafshi dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshme për lëkurën normale, të thatë dhe mikse dhe i adresohet shenjave të moshës. Formula e tij është hipoalergjike e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencial. *70gr Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit "magjik" idebenone, kompeks blackberry, 5 lloje keramide, niacinamide Lista e plotë e përbërësve Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (21%), Euterpe Oleracea Fruit Extract (21%), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (21%), Glycerin, Butylene Glycol, Purified Water, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Olivate, Panthenol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Hydrogenated Polydecene, Ethylhexylglycerin, Hydroxydecyl Ubiquinone (500ppm), Adenosine, Pentylene Glycol, Trideceth-6, Disodium EDTA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Stearic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP Marka E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,700 lekë
Lowest
1,700 lekë
21 Oct 2026
Average
1,700 lekë
Highest
1,700 lekë
21 Oct 2026
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream