
MEDICUBE AGE-R Glutathione Glow Capsule Cream
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
MEDICUBE AGE-R Glutathione Glow Capsule Cream është sekreti i bukurisë koreane për një lëkurë pa shenja post-akne apo njolla kafe. Ky krem luksoz është i formuluar me kapsula mikroskopike që përmbajnë 94.4% glutation të pastër, një nga antioksidantët më të fuqishëm, i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në zbehjen e njollave, shenjave pas akneve dhe tonalitetit të pabarabartë të lëkurës. Në momentin që kremi prek lëkurën, kapsulat shpërthejnë me butësi, duke lëshuar përbërës aktivë që depërtojnë në shtresat më të thella për të ushqyer, ndriçuar dhe rigjallëruar lëkurën nga brenda. Formulimi i tij përmban gjithashtu niacinamide, që ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe në tkurrjen e poreve, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër, më e freskët dhe më e shëndetshme. Peptidet e përfshira në formulim ndihmojnë në rikthimin e elasticitetit të humbur, duke i dhënë lëkurës një ndjesi të butë si mëndafsh. Ndërkohë, hidroceramidet forcojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe ofrojnë një ndjesi qetësimi, duke reduktuar ndjeshëm çdo ndjesi irritimi apo skuqjeje. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm njollat kafe, shenjat post-akne dhe të moshës. I përshtatshëm për çdo tipologji. Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate. *50ml Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit “magjik” 94.4% glutation, niacinamide, peptide, hidroceramide Lista e plotë e përbërësve Water(Aqua), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Glutathione, Butylene Glycol, Chondrus Crispus Powder, Agar, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Gellan Gum, Glycereth-26, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Methylpropanediol, Vinyl Dimethicone, Dimethiconol, Niacinamide, Betaine, Sodium Polyacrylate, C18-21 Alkane, Polyglyceryl-10 Oleate, Isononyl Isononanoate, Isohexadecane, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Phenyl Trimethicone, Fragrance, Limonene, Citral, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Glucose, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Palmitoyl Tripeptide-5, Sorbitan Laurate, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Acetyl Hexapeptide-1, Thioctic Acid, Soluble Collagen Marka MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,300 lekë
Lowest
1,300 lekë
21 Oct 2026
Average
1,300 lekë
Highest
1,300 lekë
21 Oct 2026
MEDICUBE AGE-R Glutathione Glow Capsule Cream