
MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Ju prezantojmë MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum , një serum dermatologjik i krijuar për të qetësuar thellësisht lëkurën, të trajtojë njollat, skuqjet dhe shenjat e akneve, ndërsa përmirëson dukshëm teksturën dhe tonin e pabarabartë. Formula e tij e përqëndruar me 16% Acid Azelaik të pastër , një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, anti-bakteriale dhe qetësuese, vepron në disa nivele për të zbehur gradualisht njollat kafe, për të minimizuar shenjat post-akne dhe për të reduktuar dukshëm inflamacionin. Acidi azelaik është veçanërisht efektiv në trajtimin e skuqjes, rosaceas dhe papulave inflamatorë , duke qetësuar menjëherë ndjesinë e irritimit dhe duke rikthyer balancën natyrale të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij është i pasur me përbërës qetësues, hidratues si edhe përforcues të barrierës së lëkurës, si Panthenol , Allantoin dhe Kompleksi BB Calming , të cilët bashëveprojnë së bashku për të ulur ndjeshmërinë, zbutur skuqjen e menjëhershme dhe mbrojtur lëkurën nga faktorët irritues të përditshëm. Ky kombinim e bën serumin ideal për persona me lëkurë akneike, të ndjeshme, me rosacea, por gjithashtu perfekt për këdo që kërkon një trajtim efektiv për ton të pabarabartë pa shkaktuar irritim. Tekstura e tij e lehtë dhe jo-komedogjene përthithet menjëherë, duke lënë një ndjesi të freskët dhe të butë në lëkurë. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Përdoret 1 her ë në ditë ( n ë mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. *Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim. Përbërësit Përbërësit "magjik" 16% Acid Azelaik, Panthenol , Allantoin, Kompleks BB Calming Lista e plotë e përbërësve Water (Aqua), Azelaic Acid, Butylene Glycol, Propanediol, Sodium Hydroxide, Propylene Glycol, Alcohol Denat., 1,2-hexanediol, Niacinamide, Citric Acid, Glyceryl Caprylate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Allantoin, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Pantothenic Acid, Nicotinamide Mononucleotide, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide Np Marka MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,250 lekë
Lowest
1,250 lekë
21 Oct 2026
Average
1,250 lekë
Highest
1,250 lekë
21 Oct 2026
MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum