MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel

MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel

In stockUpdated yesterday

2,000 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Skincare
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel është një trajtim inovativ i formuluar për lëkurat me tendencë akneike, me sebum të tepërt dhe me teksturë të pabarabartë. Me një përqendrim të lartë prej 21% të kompleksit aktiv “Spirit of Amber”, ky produkt kombinon fuqinë eksfoliuese të acidit succinik (5%) , acidit salicilik (5%) dhe acidit laktik (20%), për të pastruar në thellësi poret, për të hequr papastërtitë, qelizat e vdekura dhe për të reduktuar formimin e akneve. Kjo formulë ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të reja, përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës dhe e lë atë më të lëmuar dhe me pamje më të freskët. Për të balancuar veprimin eksfoliues dhe për të mbrojtur lëkurën nga irritimi, produkti është i pasur me përbërës qetësues dhe rigjenerues si niacinamide, centella asiatica dhe aloe vera, të cilat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e pastër, më e shëndetshme si edhe më e tërhequr. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 1 minutë dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Përbërësit Përbërësit "magjik" acid succinik (5%), acid salicilik (5%) acid laktik (20%), niacinamide, centella asiatica, aloe vera, Lista e plotë e përbërësve Water(Aqua), Methylpropanediol, Alcohol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Urea, Gluconolactone, Glycerin, Salicylic Acid, Diphenyl Dimethicone, Butylene Glycol, Triethylhexanoin, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Pentylene Glycol, Pinus Densiflora Leaf Extract, Madecassoside, Lactobacillus Ferment , Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Panthenol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Glycolic Acid, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Xylitol, Glucose, Fragrance Marka MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

2,000 lekë

Lowest

2,000 lekë

21 Oct 2026

Average

2,000 lekë

Highest

2,000 lekë

21 Oct 2026

MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel