
MEDIHEAL Collagen Essential Mask (1pc.)
In stockUpdated today
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Face Masks
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
Ofrojini lëkurës tuaj një efekt lifting, me anë të maskës MEDIHEAL Collagen Essential Mask! Dihet që kolagjeni është shumë i domosdoshëm për organizmin, si edhe për lëkurën, e sidomos për ta patur atë sa më të tërhequr dhe rinore. Me kalimin e viteve ai reduktohet, dhe ndaj nevojitet përdorimi i produkteve të tilla në përkujdesjen e lëkurës. Kjo maskë "sheet mask" është e formuluar me kolagjen të hidrolizuar, elastinë të hidrolizuar dhe Cetyl Hexapeptide-8, që të furnizojnë të gjitha shtresat e lëkurës me hidratim, për të rigjeneruar qelizat e saj, dhe për të zvogëluar shfaqjen e rrudhave dhe vijave më të imëta. Pëlhura e maskës e përbërë me celulozë bamboo-je, formon një puthitje shumë të mirë mbi fytyrë, dhe në këtë mënyrë esenca e saj përthithet maksimalisht. Teksa thahet maska, ajo merr ngjyrën e bardhë dhe ofron një ndjesi tërheqjeje për të krijuar efektin lifting! Pas aplikimit të saj do ju duket sikur keni bërë një trajtim profesional! *1 copë * 25ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. *Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj) Përbërësit Përbërësit "magjik" kolagjen i hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, Cetyl Hexapeptide-8 Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hydrolyzed Elastin, Wheat Amino Acids, Acetyl Hexapeptide-8, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Sodium Ascorbyl Phosphate, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
109 lekë
Lowest
109 lekë
22 Oct 2026
Average
109 lekë
Highest
109 lekë
22 Oct 2026
MEDIHEAL Collagen Essential Mask (1pc.)