
MEDIHEAL Dermaplus Nature Factor Mask
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Face Masks
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MEDIHEAL Dermaplus Nature Factor Mask , janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim, aknet, poret, sensitivitetin etj. Formulimi me Aloe, ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues. Formulimi me Birch , ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, minimizimin e dukjes së poreve dhe shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë. Formulimi me Cica, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë. Formulimi me Heartleaf qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni. Formulimi me Green Tangerine, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Formulimi me Acid Hialuronik, ofron hidratim intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial. *22ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" Aloe Ekstrakt madecassoside, vitaminë C Përbërësit "magjik" Birch lëng thupër Përbërësit "magjik" CICA kompleksi Cica Përbërësit "magjik" Heartleaf ekstrakt Houttuynia Cordata (gjetheve në formë zemre), Përbërësit "magjik" Green Tangerine ekstrakt mandarine jeshile Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, Dipropylene Glycol, 1.2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Carbomer, Arginine, Allantoin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloy/dimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexyglycerin, Disodium EDTA, Centella Asiatica Extract(111 ppm), Panthenol, Sorbitan (sostearate, Myrtus Communis Oil, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alterifolia Leaf Extract. Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Artemisia Capillaris Extract, Hamamelis Virginiana Witch Hazel) Extract, Zinc Oxide, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Phosphatidyicholine, Hydroxy-propyltrimonium Hyaluronate, Sucrose Stearate, Azulene, Cetearyl Alcohol, Madecassoside, Asiaticoside Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
80 lekë
Lowest
80 lekë
21 Oct 2026
Average
80 lekë
Highest
80 lekë
21 Oct 2026
MEDIHEAL Dermaplus Nature Factor Mask