
MEDIHEAL Liftin Eye Cream Collagen x Snail
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Eye Cream
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Zona rreth syve është një nga pjesët më delikate të fytyrës dhe zakonisht është e para që shfaq shenja lodhjeje, dehidratimi dhe rrudha të imëta. MEDIHEAL Lifting Eye Cream Collagen X Snail është një krem për konturin e syve i krijuar për të hidratuar, ushqyer dhe përmirësuar elasticitetin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të lëmuar dhe më të tendosur. Formula kombinon Sekrecionin e Kërmillit (Snail Secretion Filtrate) dhe Kolagjenin, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre hidratuese dhe rigjeneruese. Sekrecioni i kërmillit ndihmon në riparimin e lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj, ndërsa kolagjeni në ruajtjen e elasticitetit dhe lëmimin e vijave të holla. Formula është gjithashtu e pasur me Niacinamide, e cila ndihmon në zbehjen rrathëve të zinj në zonën poshtë syve, Adenosine për kujdes kundër rrudhave dhe një kompleks peptidesh që mbështesin lëkurën të duket më e fortë dhe më elastike. Një nga veçoritë dalluese të këtij produkti është aplikatori metalik me vibrim, i cili ndihmon në masazhimin e butë të zonës së syve, përmirëson përthithjen e produktit dhe ofron një ndjesi freskuese që ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe shenjave të lodhjes. Ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për këdo që dëshiron të adresojë rrudhat e imëta, humbjen e elasticitetit, fryrjen dhe pamjen e lodhur të konturit të syve. *20ml Përdorimi Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Përbërësit Përbërësit "magjik" Sekrecioni i Kërmillit (Snail Secretion Filtrate), Kolagjenin, Niacinamide, peptide Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Isopentyldiol, Cetearyl Olivate, 1,2-Hexanediol, Sorbitan Olivate, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Ether, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Vinyldimethicone, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Glyceryl Stearate SE, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Ethylhexyl Olivate, Methyl Glucose Sesquistearate, Sodium Acrylates Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Polyglyceryl-4 Oleate, Agar, Carbomer, Dextrin, Theobroma Cacao Extract, Calcium Alginate, Snail Secretion Filtrate, Mica, Synthetic Fluorphlogopite, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Collagen, Tocopherol, Tin Oxide, Hydrolyzed Collagen, Polyglyceryl-10 Laurate, Glutathione, Collagen Extract, Gold, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-5, Disodium EDTA, Parfum, Titanium Dioxide, CI 77491 Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
2,269 lekë
Lowest
2,269 lekë
22 Oct 2026
Average
2,269 lekë
Highest
2,269 lekë
22 Oct 2026
MEDIHEAL Liftin Eye Cream Collagen x Snail