MEDIHEAL Vital Firming Mask (1pc.)

MEDIHEAL Vital Firming Mask (1pc.)

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€1≈ 91 lekë

This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets Kosova

Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com

Key specifications

Category
Face Masks
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

MEDIHEAL Vital Firming Mask është një maskë “sheet mask” inovative që përmirëson dukshëm elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës falë formulës së saj të avancuar me përbërës aktivë të fuqishëm. Kolagjeni i hidrolizuar ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës dhe rrit ndjeshëm nivelin e hidratimit, duke i dhuruar një pamje të freskët dhe të rigjallëruar. Alantoina, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, lehtëson irritimet dhe i ofron lëkurës një efekt të menjëhershëm relaksimi, duke e bërë këtë maskë ideale edhe për lëkurën më të ndjeshme. Ndërsa, adenozina në formulë luan një rol kyç në zvogëlimin e rrudhave dhe zbehjen e shenjave të moshës, ndërsa ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, duke minimizuar hiperpigmentimin. Maska ka një përshtatje të përkryer me fytyrën, duke siguruar që të gjithë përbërësit të depërtojnë në thellësi dhe të veprojnë me efikasitet. Përdorimi i rregullt i kësaj maske ofron përfitime të shumëfishta: hidratim të thellë, një efekt lifting të menjëhershëm, si dhe rigjallërim të qelizave të lëkurës për një pamje më të freskët dhe rinore. Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj. *1 copë *25ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. *Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj). Përbërësit Përbërësit "magjik" Kolagjeni i hidrolizuar, Alantoina, adenozina Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Panthenol, Allantoin, Carbomer, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Polysorbate 80, Tromethamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Chlorphenesin, Fragrance Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

91 lekë

Lowest

91 lekë

22 Oct 2026

Average

91 lekë

Highest

91 lekë

22 Oct 2026

MEDIHEAL Vital Firming Mask (1pc.)