Meditime

Meditime

In stockUpdated on 22 Oct 2026

800 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Kolana e antikës te shtëpia jonë fillon pikërisht me një nga veprat më të njohura: “Meditime” nga Mark Aureli, përkthyer mjeshtërisht nga Col Mehmeti. “Në të shtatëmbëdhjetën ditë të marsit të vitit 180, një muaj para se t’i mbushte 59 vjet, perandori romak lëshoi regëtimën e fundit. Mark Aurel Antonini – i fundit nga pesëshja vigane e “perandorëve të mirë” – nuk po hahej më me luftën e kurrëmbarimtë në veri, që po tëharrte fuqitë e Romës shkëlqimplotë. Kur limes-i që lakadredhohej përgjatë rrjedhës së Danubit nuk po i frenonte më shkulmet e miriadave barbare, perandorinë e pllakosi murtaja fatale që posteriteti do ta quante “antonine” për shkak të përkitshmërisë me periudhën e perandorëve të artë. Longobardët dhe fise të tjera gjermanishtfolëse zaptuan Panoninë duke zhgrehur kryengritje e batërdi përandej e përkëtej kufirit. “Qeveritarët në Iliri njoftonin se gjermanët kishin kapërcyer lumenjtë Rin dhe Danub dhe po shkretonin perandorinë romake”, kumton historiani grek Herodiani, autor i një historie që strumbullohet rreth këtyre ngjarjeve. Kjo mandatë do të sëmbonte ushtarët ilirë që ndodheshin në skajet lindore të Perandorisë, mbi supet e të cilëve rëndoi një mynxyrë e dyfishtë. Sipas Herodianit, “këta burra që kishin duruar krajata të shumta në fushatën Perse tani mësuan që familjet e tyre ishin vrarë nga gjermanët”. Vdekja e bashkëperandorit Luci Veri më 169 nuk e ligështoi Mark Aurelin që të çante përpara me mësymjen që arriti të dëlirte nga armiqtë provincat e Norikut dhe Retisë. Duke u nisur nga Karnuntumi (në Austrinë e poshtme), legjionet e Romës zunë një pjesë të madhe të asaj që sot përbën Sllovakinë Jugore. Më 179 dhe 180, fitoret do të pasoheshin me shpartallimin e fiseve markomane e kuade. Por, edhe brendatoka e perandorisë, domethënë viset e asajanshme ilire poshtë limesit dabubian, nën një ajër agjitimi po zienin nga hakërrime revoltash kaçake. Autori i ”Historia e Augustvë”vë re se si perandori Mark Aureli më 169 nisi të rekrutonte “banditë” të tillë nga Dalmacia e Dardania: “Latrones Dalmatiae atque Dardaniae milites fecit” (Ai madje ktheu kaçakët e Dalmacisë dhe Dardanisë në ushtarë). Sipas dëshmive mbishkrimore, të kësokohshme janë dy “cohortes Delmatarum” dhe dy të tjera “cohortes Aureliae Dardanorum”. Sipas András Mócsy, kohortat dardane u përdorën për stabilizimin e gjendjes së tallazitur ashtu sikurse edhe për ruajtjen e minierave dhe nyjave rrugore.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

800 lekë

Lowest

800 lekë

22 Oct 2026

Average

800 lekë

Highest

800 lekë

22 Oct 2026

Meditime