Mendo si murg

Mendo si murg

In stockUpdated on 31 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht”, ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, “Mendo si murg” na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t’i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t’i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit. Kur mendon si murg, do të kuptosh: • Si të kapërcesh negativitetin • Si të ndalosh shtjellën e mendimeve të tepërta • Pse mëshira e vret dashurinë • Si ta përdorësh frikën • Pse nuk e gjen lumturinë duke e kërkuar • Si të mësosh nga të gjithë • Pse nuk barazohet vetja me mendimet që ke • Si të gjesh qëllimin • Pse mirësia është kyçi i suksesit • Dhe shumë më tepër… “Kush mund të të ndihmojë më shumë se një murg të gjesh kuptimin e jetës? Përvoja e Jay-t dhe mençuria e tij janë të paçmuara për cilindo që kërkon të përmirësojë jetën dhe të arrijë potencialin e plotë.” – ELLEN DeGENERES, drejtuese emisionesh në televizion, aktore, shkrimtare e regjisore “Merre këtë libër, gjej një vend të rehatshëm dhe lejoji autorit Jay Shetty të të udhëheqë nëpër një rrugë që të ndryshon jetën. Jay na drejton me ngrohtësi dhe qartësi nëpër një rrugë me më tepër gëzim dhe qëllim, duke ofruar një mençuri që vihet menjëherë në praktikë dhe që mund ta shpërndajmë mes njerëzve të tjerë që duam.” – ROBERT WALDINGER, MD, profesor i psikiatrisë, Harvard Medical School, drejtues i programit “Studimi i zhvillimit të të rriturve” në Harvard “Gërshetimi i mençurisë së lashtë me prakticitetin e sotëm në librin “Mendo si murg”, ofron një udhërrëfyes thelbësor për të ecur i balancuar në rrugën drejt suksesit.” – RAY DALIO, themelues, bashkëkryetar dhe bashkëdrejtues i investimeve në “Bridgewater Associates” dhe autor i njohur sipas gazetës “New York Times”

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

31 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

31 Oct 2026

Mendo si murg