Metamorfoza – Pema

Metamorfoza – Pema

In stockUpdated on 22 Oct 2026

595 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

“Metamorfoza”, është një nga veprat më të njohura dhe përfaqësuese të Franz Kafkës. Në këtë tregim alegorik e absurd, Kafka përshkruan transformimin e protagonistit Gregor Samsa në një insekt gjigant dhe pasojat e kësaj ngjarjeje në jetën e tij personale dhe familjare. Ky veprim letrar, i pasur në simbolizëm dhe shumëkuptimësi, është një portretizim i mprehtë i vetmisë, absurditetit të ekzistencës, dhe shtypjes së njeriut nga strukturat shoqërore dhe familjare. Gregor Samsa, një përfaqësues shitjesh i lodhur nga puna, zgjohet një mëngjes dhe e gjen veten të shndërruar në një insekt të madh e të neveritshëm. Në vend që të mendojë për natyrën e këtij transformimi, ai shqetësohet se do të vonohet për në punë. Gjatë rrëfimit, ai përjashtohet gradualisht nga familja, e cila fillimisht shfaq keqardhje, por më pas shfaq neveri, frikë dhe përbuzje, derisa ai vdes i vetmuar dhe i harruar. Transformimi fizik i Gregorit simbolizon ndjenjën e përhershme të të qenit i huaj në një botë që nuk të kupton. Ai izolohet jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga familja, e cila e trajton gjithnjë e më shumë si barrë dhe jo si qenie njerëzore. Gregori vlerësohej nga familja vetëm si burim të ardhurash. Sapo ai humbet funksionin e tij ekonomik, ai humbet edhe identitetin dhe respektin. Kjo nxjerr në pah mënyrën çnjerëzore me të cilën shoqëria e kapitalizuar trajton individin. Si në shumë vepra kafkiane, edhe këtu realiteti shndërrohet në një absurditet të pashpjegueshëm. Nuk jepet asnjë arsye logjike për transformimin e Gregorit, as ndonjë përpjekje për shërim – çka e thellon ndjenjën ekzistenciale të pakuptimësisë së jetës. Gregori është i shtypur nga punëdhënësi, nga familja dhe më në fund nga vetë trupi i tij i transformuar. Ai nuk ka asnjë kontroll mbi fatin e tij dhe i bindet gjithnjë të tjerëve.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

595 lekë

Lowest

595 lekë

22 Oct 2026

Average

595 lekë

Highest

595 lekë

22 Oct 2026

Metamorfoza – Pema