
Midis dy burrave
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Romani “Midis dy burrave” , i shkrimtarit e poetit Riza Braholli Mborja sjell një subjekt me temë aktuale, duke i bërë autopsi së përditshmes shoqërore. Romani është psikologjik me pak ngjarje e me shumë përjetime, sjell shumë dashuri dhe skena erotike me një përshkrim të rrallë e tepër të ndezur me poezi të vërtetë… Ngjarjet vendosen në periferi të Kryeqytetit shqiptar, me të gjitha ngjyrat që sjell realiteti, por të përthyera në vetëdijen apo pavetëdijen e personazheve kryesore: Erës, që i jepet hapësira më e madhe dhe që gdhendet me bukuri të pashoqe artistike si karakter; Marlit, që urdhërohet nga instinktet dhe që vlerësohet “i mirë” në gjykimin e përgjithshëm, por që origjina dhe bukuria fizike e kanë formësuar si një karakter meskin, interesaxhi për “ca lek…” apo Mentorit, që i mbërthyer në morsën midis ndershmërisë e pandershmërisë, midis dashurisë, tradhtisë dhe etjes për para e pushtet, ka një të ardhme të paralajmëruar, fatkeqe… Rrëfimi kryhet në vetën e parë nga të tre personazhet duke i dhënë hapësirë më të madhe personazhit kryesor Erës dhe duke ndërtuar një observim tredimensional të dramës që ndodh midis personazheve: është një grua mes dy burrave: Era mes Marlit dhe një zyrtari, Mentorit, por dhe një burrë “qumështor” mes dy grave: të dashurës (Erës) dhe tezes së saj. Si përfundojnë aventurat e tyre në atë vorbull gatuar në periferinë dhe në zyrat e pushtetit? A mos është kjo një kronikë e paralajmëruar e gjithçkaje që ndodh më pas!?
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Midis dy burrave