MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++

MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++

In stockUpdated yesterday

700 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Sunscreen
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun është një nga kremrat mbrojtës ndaj rrezeve të diellit më të parapëlqyer dhe të njohur në K-Beauty. Është një krem me faktor mbrojtës SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB. I formuluar me filtra mbrojtës kimik dhe me teknologjinë e shtresës së dyfishtë, ky krem është rezistent ndaj ujit. Versioni i ri dhe i përmirësuar tashmë nuk vjen në variantin xhel por krem, duke e bërë këtë krem mbrojtës ndaj diellit më hidratues, edhe për lëkurat e thata. Formulimi i tij gjithashtu me vitaminë E dhe tocopherol, mundëson forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme dhe me shkëlqim. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate. *50ml Përdorimi Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). Përbërësit Përbërësit "magjik" vitaminë E, ekstrakt i lules Krizantemë, filtra kimik SPF50+ Lista e plotë e përbërësve Water, Homosalate, Alcohol Denat., Ethylhexyl Salicylate, Dipropylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Silica, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Octocrylene, Bis-PEG/PPG-20/5 PEG/PPG-20/5 Dimethicone, Methoxy PEG/PPG-25/4 Dimethicone, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, BHT, Disodium EDTA, Limonia Acidissima Extract, Butylene Glycol, VP/Hexadecene Copolymer, Cyclopentasiloxane, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Phenoxyethanol, Morus Alba Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water Marka Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

700 lekë

Lowest

700 lekë

21 Oct 2026

Average

700 lekë

Highest

700 lekë

21 Oct 2026

MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++