MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++

MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++

In stockUpdated yesterday

900 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Sunscreen
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++, është një krem mbrojtës ndaj diellit në formë stick-u, i cili ofron mbrojtje të fuqishme dhe është tepër komod për riaplikim, sidomos gjatë verës kur rrezet e diellit janë më të forta. I formuluar me filtra mineral fizikë (zinc oxide) ky produkt siguron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke mbrojtur maksimalisht lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) ndihmon në hidratimin dhe forcimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të butë dhe elastike. Ndërsa, përbërësit e tjerë shtesë si gjalpë shea dhe vaj farash luledielli, do të ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e plotë përthithet shpejt dhe jep një ndjesi freskie dhe hidratimi pas aplikimit. Ky sun stick është gjithashtu një bazë ideale për makeup-in, duke e bërë të lehtë riaplikimin gjatë ditës pa e prishur atë. *22gr Përdorimi Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). Përbërësit Përbërësit "magjik" zinc oxide, Hyalugen, gjalpë shea, vaj farash luledielli Lista e plotë e përbërësve Zinc Oxide (CI 77947), Octyldodecanol,Coco-Caprylate/Caprate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Acrylates Copolymer, C12-15 Alkyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Synthetic Wax, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate,Ceresin, Dextrin Palmitate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Camellia Japonica Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Camellia Sinensis Leaf Water, Hyaluronic Acid/Hydrolyzed Collagen Crosspolymer, VinylDimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Glycol,Glyceryl Caprylate, Water, Butylene Glycol,1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin Marka Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

21 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

21 Oct 2026

MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++