
Mustafa Mërlika – Kruja, Vëllimi i parë
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Mustafa Mërlika – Kruja, Vëllimi i parë – Eugjen Mërlika Eugjen Merlika vjen me librin e tij të ri “Mustafa Merlika Kruja – Histori e dokumentuar e një jetë në shërbim të kombit shqiptar”. Ky vëllim i parë, botim i UET PRESS, i dedikuar veprimtarisë intelektuale e politike të një prej figurave më komplekse të historisë sonë, sjell për lexuesin një pasqyrë të thelluar e të dokumentuar mbi jetën dhe kontributin e firmëtarit të Pavarësisë, deputetit të Parlamentit të parë shqiptar, kryeministrit, gjuhëtarit dhe historianit Mustafa Merlika Kruja. Libri ndjek hap pas hapi rrugëtimin e Mustafa Merlika Krujës – nga vitet e hershme të shkollimit dhe veprimtarisë studentore, te kthimi në Atdhe e përfshirja në politikën shqiptare, pjesëmarrja në shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, marrëdhëniet me personalitete të kohës si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e Esat Pashë Toptani, si edhe kontributi i tij në ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Ky vëllim i parë ndalet në ngjarje të rëndësishme si pjesëmarrja në Konferencën e Paqes në Paris, veprimtaria si deputet i Parlamentit shqiptar dhe angazhimi për çështjen e Kosovës – e cila, më vonë gjatë kryeministrisë së tij, do të bëhej realitet me bashkimin e trojeve shqiptare. Po ashtu, trajtohen kundërshtitë me Esat Pashën, periudhat e mërgimit, herën e parë pas burgimit në Sicili dhe kthimi i tij në Shqipërinë e Fan Nolit si prefekt i Shkodrës. Vëllimi mbyllet në vitin 1925, me atë që autori e cilëson si “mërgimi i tretë”. I pasur me dokumente të kohës, libri sjell edhe Bisedimet Parlamentare të viteve 1921–1922, të marra nga Arkivi i Kuvendit të Shqipërisë. Në vëllimin e dytë, Eugjen Merlika paralajmëron se do të trajtojë, përmes dokumenteve të mbledhura nga arkiva të ndryshëm, veprimtarinë qeveritare të Mustafa Krujës gjatë vitit kur ai drejtoi vendin si “Kryeministër i Shqipërisë etnike”, periudhë që përbën edhe boshtin kryesor të jetës së tij politike. Përmes dokumenteve origjinale, dorëshkrimeve dhe shkrimeve të botuara e të pabotuara, autori sjell një tablo të plotë të figurës së gjyshit të tij, shpesh të përbaltur nga historiografia komuniste. Ky botim synon ta vendosë Mustafa Krujën në panteonin e historisë së shtetit shqiptar.
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Mustafa Mërlika – Kruja, Vëllimi i parë