
Në Morgun e Politikës – Besnik Gjongecaj
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria UBT
Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Shkruarja e një libri është, në mos për publikun, të paktën për autorin, një ngjarje në jetën e tij. Ky libër është më shumë se një ngjarje; është një kthesë e rëndësishme në botëkuptimin tim. Të qënit profesor për një kohë të gjatë në një nga universitetet e Tiranës më ka dhënë mundësinë të jem edhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrënimit të tyre. Si çdo rrënim tjetër, edhe ky i universiteteve, mori me vete çâ€gjeti; shkuli nga rrënjët gjithçka të mirë që kishte mbetur nga sistemi universitar: dinjitetin, profesionalizmin, moralin, etikën, dhe mbi të gjitha, integritetin e të dyve, profesorit dhe studentit të tij. Boshllëku i krijuar nga kjo shkulje, ku sâ€mbeti gjë pa u përfshirë, u plotësua me procese degjeneruese, për të cilat edhe më parashikuesit nuk do tâ€i kishte shkuar mendja që do të instaloheshin një ditë aq brutalisht. Të jesh dëshmitar nuk do të thotë se detyra është kryer. Për vite të tërë, me shumë kolegë të tjerë, bëmë çâ€është e mundur të gjenim rrënjët e të keqes dhe të provonim tâ€i shkulnim ato. Ishte një betejë që nuk dha kurrë rezultat, sepse e zhvilluam në territorin e gabuar, në frontin e gabuar. E zhvilluam në universitete pa liri universitare, gjë që e bëri betejën tonë të pakuptimtë. Për shkak të pushtimit nga politika, beteja për ndryshimin e universiteteve nuk mund të bëhej brenda tyre, por jasht, në territorin e politikës. Universitetet e këtij vendi ndryshojnë nëse ndryshohet politika. Ata janë përfshirë aq shumë nga e keqja, saqë shkulja e saj, madje, nuk mund të bëhet më me mjete universitare, me debat universitar, nga vetë universitarët. Në këtë betejë duhet të përfshihen të gjithë qytetarët e këtij vendi, sepse beteja për ndryshimin e universiteteve nuk është më një betejë e vetë universiteteve, por e politikës. Ja pse në fokusin e këtij libri është vendosur politika e këtij vendi, veçanërisht ajo qeverisëse, djalli që rri brenda saj. Libri është shkruar në një formë dualiste, mbi dy shina, të cilat e ndihmojnë përmbajtjen e tij të lëvizë për në thellësi të ndërgjegjes së lexuesit. Në njërën shinë është vendosur publicistika ime e botuar në gazetat kryesore të vendit. Në shinën tjetër është vendosur një fiction, ngjarjet dhe personazhet absurdë të të cilit janë produkt i fantazisë, por, si në çdo shinë tjetër, nuk munden veçse të shkojnë paralelel me shqetësimin që mbart publicistika e vendosur në shinën e parë. E gjitha kjo është bërë për të përdorur jo vetëm mjetet e gazetarisë, por edhe mjetet e letërsisë në shpjegimin e krizës politike të vendit. Për të kapur një zonë sa më të gjerë të interesit të lexuesit, në fund të fundit. Një eksperiment të cilin kam guxuar ta bëj.
Details:
Price history
The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
780 lekë
Lowest
780 lekë
22 Oct 2026
Average
780 lekë
Highest
780 lekë
22 Oct 2026
Në Morgun e Politikës – Besnik Gjongecaj