
Nëna
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Studiuesit kanë vënë re se duke mos pasur emër, kjo figurë e krijuar më 1933 është burim paqeje dhe nuk u përdor dot hapur nga politika në dobi të luftës a konfliktit social, kur kjo u kërkua për interesa të caktuara pak vite më vonë, në ndryshim nga ndonjë nënë tjetër, më pak interesante, e cila e quajtur, për rastësi të themi, Pelagea Nilovna, e krijuar më 1907 dhe që u bë pjesë me peshë e propagandës që u parapriu ndeshjeve të përgjakshme shoqërore në Evropë. Zonja Bak kështu u rendit jo vetëm ndër autorët e magjishëm (në një epokë kur shkrimtari imponohej me idetë e veta me goxha më shumë intensitet se mediat), por edhe në ata pacifistë, duke qenë për kohën një nga zërat më të dëgjuar të globit. Si bijë misionarësh evangjelistë dhe bashkëshorte e një pastori po evangjelist në Kinën e perandorisë së fundit, autorja e mistifikon e njëkohësisht e detajon shpirtin e njeriut, të cilin as kulturat e ndryshme e as interesat parciale ekonomiko-politike nuk kanë forcë ta shtyjnë përngaherë në batakun e përgjakjes. Nëna e saj ka pasione të fuqishme e brilante, ka fatkeqësi po aq të dhunshme për nga forca, por urtësia në një shpirt të ekuilibruar, njohja e stadeve të jetës dhe e detyrave në secilin syresh e bën të predikojë paqe e durim, pas rebelimeve të kuptueshme të çasteve fillestare. Dramat personale të lindura nga natyra, thotë autorja, nuk mund të ishin më pak të lodhshme sesa ato që burojnë nga konflikti social në vigjilje të një revolucionit, që do të ndryshonte jo pak gjëra në shoqëri. Zonja Bak u jep tërë personazheve në vepër vetëm emërtimet e atributeve, nëna, biri, bija, e reja, vjehrra etj. E tërhequr qëllimisht më tepër drejt formës artistike të përkryer e në tendencë gati transcendentale; si çdo autor I madh, ajo kupton se forma duhet ta shpërthejë përmbajtjen, se ndjenja duhet për më tej ta çajë hera-herës vetë kuarcin e formës, ndërsa përmbajtja në kuptimin e saj klasik ose nuk ekziston, ose ka një rend të largët në punët e artit.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
700 lekë
Lowest
700 lekë
22 Oct 2026
Average
700 lekë
Highest
700 lekë
22 Oct 2026
Nëna