
Na ishte nje vere
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Pajper Bellinxher është një vajzë e re, që ndjek modën e ka shumë ndikim, ndaj fama e saj si fëmijë rebel i shtyn paparacët ta ndjekin këmba-këmbës. Kur pas një feste të çmendur dhe shampanjës së derdhur lumë, Pajperi përfundon në burg, njerku i vet mendon që kjo shthurje duhet të marrë fund. Ndaj, ai vendos t’i presë të ardhurat pa fre dhe, që të bëhen më të përgjegjshme, i dërgon Pajperin e të motrën të administrojnë barin e babait të tyre të vdekur… në Uestport, Uashington. Me të mbërritur në Uestport, Pajperi ndesh Brendanin, trupbëshëm dhe mjekërmadh, kapiten i një anijeje, sipas të cilit, vajza s’ka për të duruar më shumë se një javë larg Beverli Hillsit. Punë e madhe se ajo s’di të merret me llogaritë dhe ideja se do të flejë në një apartament të ndyrë me shtretër marinar e bën t’i kalojnë mornica në trup. Kaq keq të jetë, vallë? Ajo është e vendosur që t’i tregojë njerkut dhe këtij vendasi gërnjar e seksi që është më shumë se një fytyrë e bukur. Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme. Pajperi nuk do të ketë ndjenja për një burrë që lundron për javë të tëra duke ndjekur perëndimet e diellit. Megjithatë, kur fillon të ndihet mirë në Uestport, Pajperi nis të pyesë veten nëse jeta e ftohtë dhe glamur ishte vërtet ajo çka donte. Los Angeles e thërret, por Brendani dhe ky qytet po ndezin zemrën e saj. Kritika Zëri i saj tingëllon po aq i freskët dhe bashkëkohor sa dhe një komedi romantike në Netflix.Bailey shkruan pa teklif batuta dhe skenarë komedish romantike, por për atyre që u pëlqejnë ta spërkasin historinë e dashurisë me erëza, ajo është eshtë edhe Mikelanxheloja e bisedave rreth seksit”. Entertainment Weekly Bailey na sjell përsosmërinë e saj të treanshme, batuta të mprehta, kimi të menjëhershme, dhe skena përvëluese seksi, por janë të kombinuara me një kërkim të madh të brendshëm. Kirkus Reviews (starred review) Baily godet në shenjë me këtë komedi romantike… Ajo do të fitojë ithtarë të rinj, me skenat mjaft të nxehta të seksit dhe një protagoniste të zgjuar e me humor. Booklist (starred review) Përvëlues, seksi dhe zbavitës, do të fluturoni përmes këtyre faqeve. New York Post
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Na ishte nje vere