NARD Lavander Musk Shampoo
1 / 2

NARD Lavander Musk Shampoo

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Shampoo
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Për flokë të shndritshëm, të butë dhe plot vitalitet, zgjidhja ideale është NARD Lavander Musk Shampoo Kjo shampo e pasur me lavander dhe vaj kokosi pastron në thellësi skalpin, duke ofruar një ndjesi të freskët dhe rigjallëruese gjatë shkumimit. Formula e saj unike, e pasuruar me 11 lloje aminoacidesh dhe 6 proteina të ndryshme, ndihmon në forcimin e flokëve, duke i bërë më elastikë, më të shëndetshëm dhe më të butë. Përveç kësaj, përbërja me 5 vajra bimorë – vaj ulliri, luledielli, jojoba, makadamia dhe argan – ushqen intensivisht flokët, duke i mbrojtur nga tharja dhe duke i dhuruar një teksturë të mëndafshtë e të shkrifët. Falë vetive të tyre antioksiduese, këta vajra krijojnë një barrierë mbrojtëse mbi skalp, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm, të cilët shpesh shkaktojnë skuqje, kruarje apo ndjeshmëri. E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, kjo shampo është zgjidhja ideale për një kujdes të plotë dhe të butë, që e lë flokun të pastër, të hidratuar dhe me një aromë të këndshme, relaksuese. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Treatment Lavender Musk. *500ml/1000ml Përdorimi Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. Përbërësit Përbërësit "magjik" lavander, vaj kokosi, 5 vajra bimorë, 11 lloje aminoacidesh, 6 proteina Lista e plotë e përbërësve Purified water, sodium laureth sulfate, cocamidopropyl betaine, ammonium lauryl sulfate, sodium chloride, disodium cocoamphodiacetate, sodium benzoate, caprylyl glycol, bavasamidopropyl betaine, trihydroxystearin, Dimethicone, Polyquaternium-10, Pentasodium Pentetate, Polyquaternium-67, PPG-3 Caprylyl E Citric Acid, Sodium Carbonate, Shikakai Fruit Extract, Laureth-23, Laureth- 4, Hydrolyzed wheat protein, hexylene glycol, butylene glycol, hydrolyzed collagen, phenoxyethanol, C12-15 Phares-3, guahydroxypropyltrimonium chloride, glycerin, salicylic acid, Sodium PCA, sodium lactate, hydrolyzed silk, hydrolyzed keratin, arginine, 1,2-hexanediol, aspartic acid, PCA, sodium hydroxide, glycine, alanine, argan kernel oil, olive oil, Queensland nut oil, sunflower seed oil, jojoba seed oil, serine, valine, ethylhexanediol, isoleucine, threonine, proline, spikenard rhizome/root extract, phenylalanine, histidine, ethylhexylglycerin, hydrol. Rised corn protein, hydrolyzed soy protein, tropolone, fragrance, benzyl salicylate, hexyl cinnamal, linalool, butylphenylmethylpropional. Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

NARD Lavander Musk Shampoo