
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Shampoo
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender ofron një përvojë të pasur dhe rigjeneruese për flokët, duke i ofruar një kujdes të thellë dhe një aromë të këndshme livandoje. Formula e saj unike përmban përbërës të përzgjedhur me kujdes, të cilët ushqejnë, hidratojnë dhe mbrojnë flokët dhe skalpin. Me tetë lloje të acidit hialuronik, kjo shampo ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe rrit elasticitetin e flokëve dhe skalpit. Përmes kompleksit të proteinave të hidrolizuara, përfshirë mëndafshin, keratinën, kolagjenin dhe proteina të tjera, flokët bëhen më të fortë, më elastikë dhe me një shkëlqim natyral. Por nuk mbaron me kaq! Formula pasurohet edhe me vajra natyralë si jojoba, avokado, ulliri, luledielli, kokosi dhe kamelie, të cilët ushqejnë flokët nga rrënja deri tek majat dhe i mbajnë ato të butë duke parandaluar ngatërrimin dhe tharjen. Nga ana tjetër, ekstraktet bimore, si rozmarina, çaji jeshil, fasulet e zeza, eukalipti dhe centella asiatica, ndihmojnë në qetësimin dhe rigjenerimin e skalpit, duke e mbajtur atë të freskët dhe të balancuar nga sebumi i tepërt. Ndërsa, pastrimi i thellë sigurohet nga sodium laureth sulfate dhe cocamidopropyl betaine, të cilët largojnë papastërtitë pa irrituar skalpin. Ndërkohë, dimethiconoli dhe glicerina mbrojnë flokët nga dëmtimet e jashtme, duke i ofruar atyre butësi dhe hidratim afatgjatë. Rezultati? Flokë të pastër, të ushqyer, të butë dhe me një aromë të freskët dhe relaksuese livandoje që zgjat gjatë gjithë ditës. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Refreshing Perfumed Treatment Fresh Lavender. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj. *1000ml Përdorimi Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. Përbërësit Përbërësit "magjik" tetë lloje të acidit hialuronik, proteina të hidrolizuara, mëndafsh, keratinën, kolagjen, jojoba, avokado, ulliri, luledielli, kokosi, kamelie, rozmarinë, çaji jeshil, fasule e zezë, eukalipt, centella asiatica, laureth sulfate, cocamidopropyl betaine, dimethiconoli, gliceri Lista e plotë e përbërësve Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Euro-paea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sun-flower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus Offici-nahs (Rosemary) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,400 lekë
Lowest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Average
1,400 lekë
Highest
1,400 lekë
21 Oct 2026
NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender