Ndertimi i biznesit social

Ndertimi i biznesit social

In stockUpdated on 22 Oct 2026

700 lekë

This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Tirana Book

Store outside Alemiin · you order at tiranabook.al

Key specifications

Category
Textbooks
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

…Imagjinoni një botë pa varfëri, një botë në të cilën mosbalancimi është korrigjuar. Jo vetëm që do të jetë një botë shumë herë më e mirë për ata që kishin qenë të varfër, por gjithashtu kushdo tjetër do të përfitonte. Kur çdokush të ketë akses në shërbimin shëndetësor, kërkesa për doktorë dhe infermierë të trajnuar mirë, do të “ngrihet në qiell”. Kur çdokush të ketë mundësinë për të pasur një shtëpi të këndshme, kompanitë e ndërtimit, arkitektët dhe ata që bëjnë mobilie, do të punojnë jashtë orarit sepse do të ketë vëllim të madh pune. Shpenzimet e qeverisë në programet e ndihmës sociale do të jenë të panevojshme. Çdonjëri në këtë planet vuan personalisht kur jeta e dikujt “çohet dëm”… shkruan fituesi i çmimit “Nobel” për paqen, ekonomisti Muhammad Yunus, në librin e tij “Ndërtimi i biznesit social”. Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe: banka “Grameen”, një bankë në ndihmë të të varfërve, jo thjesht për hir të ndihmës, por drejt një investimi për jetën e miliona njerëzve. Gjithçka nisi me hapa të vegjël, thotë ai, duke e kthyer atë thirrje të brendshme njerëzore në qëllim të përjetshëm për të themeluar një bankë, me anë të së cilës do u vinte në ndihmë të varfërve të vendit të tij, Bangladeshit. “Befas ndjeva boshllëkun e koncepteve tradicionale të ekonomisë përballë urisë dhe varfërisë shkatërruese. Kuptova se duhej të isha me njerëzit e pikëlluar në Jobra, në fshatin fqinj fare pranë Universitetit Chittahong, e në një mënyrë ose në tjetrën të gjeja diçka për të bërë për ta. Gjithçka që shpresoja të bëja ishte të bëhesha i dobishëm të paktën për një person në ditë”. Dekada më pas arriti të krijonte një bankë, një bankë e dedikuar për t’iu shërbyer të varfërve. E quajti “Grameen Bank”, ose Banka e Fshatit, në gjuhën bengale. Sot “Grameen Bank” është një bankë mbarëkombëtare, që i shërben çdo të varfëri, në çdo fshat të Bangladeshit. Nga 8 milionë huamarrës, 97% janë femra”. Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose mikrofinancës , një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Si arriti ky profesor i thjeshtë i ekonomisë që të krijonte në pak vite një fenomen, që sipas tij do ta çonte varfërinë në muze dhe një ditë fëmijët thjesht ta lexonin nëpër libra se varfëria kishte ekzistuar dikur…? Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si bankieri i të varfërve. “Kontributi i tij i jashtëzakonshëm prek dhe një element tjetër të rëndësishëm, siç është “biznesi social” në kuadrin e një ekonomie më sociale e solidare që bashkon objektivat e fitimit me kontributin në problematikën sociale, e një tipi ekonomie që i mungon kapitalizmit të sotëm, që në themel të saj nuk ka fitimin, por punësimin dhe plotësimin e nevojave të njerëzve; ka filozofinë e filantropisë së zotëruesve të kapitalit”, – shprehet Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici, në parathënien e librit në gjuhën shqipe, i cili gjendet në çdo librari të kryeqytetit. Mbi autorin Muhammad Yunus u lind në vitin 1940, në krahinën e Bengalit perëndimor. Në moshën 22-vjeçare, studenti brilant dhe profesori i ri i ekonomisë në Chittagong College shkon në SHBA dhe doktorohet për ekonomi në Universitetin Vanderbilt në Tennessee me temën “Ekonomia e zhvillimit”, duke u angazhuar për 7 vjet edhe si profesor i teorive ekonomike dhe të zhvillimit në Middle Tennessee State University. Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri i Bangladeshit si pasojë e ndarjes së tij nga Pakistani, Yunus, si përkrahës i zjarrtë i pavarësisë së Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh, pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për “hapjen e mendjeve” dhe zhvillimin e çdo vendi. Ai shumë shpejt e shndërron Universitetin e Chittagong-ut në një qendër të rëndësishme të debateve mbi teoritë dhe mbi modelet e zhvillimit me fokus zonat rurale dhe ato të varfra. Por vetëm 3 vjet më vonë, një krizë e madhe urie godet Bangladeshin dhe mbi 1.5 milion njerëz vdesin nëpër fusha, nëpër rrugë dhe nëpër trotuare, duke shokuar botën me pamjet dhe pafuqishmërinë e shtetit dhe të shoqërisë për ta ndërprerë këtë tragjedi. Kjo ngjarje e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së tij: “Njerëzit vdisnin nëpër rrugë, ndërsa unë vazhdoja të mbaja leksione për teoritë elegante ekonomike pa lidhje me realitetin…e kuptova se ishte shumë arrogante që të pretendoja një përgjigje për këtë gjendje duke qëndruar në klasë….dhe men…

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

700 lekë

Lowest

700 lekë

22 Oct 2026

Average

700 lekë

Highest

700 lekë

22 Oct 2026

Ndertimi i biznesit social