
NE AKSION
In stockUpdated yesterday
This product is sold by MagDesign on its own website (magdesign.art). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Art & Antiques
- Availability
- In stock
- Updated
- 30 Oct 2026
Description
Bibliography: Dhimitër Theodhori lindi në Përmet më 08 dhjetor 1946 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 13 mars 2013. Piktori Dhimitër Theodhori i përket grupit të piktorëve të filmit shqiptar, të cilët bashkëpunuan me regjisorët më të njohur shqiptarë në Kinostudion e Tiranës. Theodhori punoi si piktor kostumograf në filmin artistik, si para viteve 1990 ashtu edhe më vonë, duke realizuar mjaft filma. Disa nga filmat më të rëndësishëm ku ai ka bashkëpunuar janë : “Gëzhoja e Vjetër” (1980), “Flutura në kabinën time” (1988), “Nata” (1998) dhe “I dashur Armik” (2005). Jeta artistike e Theodhorit është shumëplanëshe; pjesën më të madhe të krijimtarisë ai ia kushtoi skenografisë dhe kostumografisë filmike shqiptare. Gjithashtu, ai ka realizuar vizatime, grafika, portrete, peizazhe në vaj, akuarel dhe teknikë të përzier. Artisti ka lënë një koleksion të pasur (me qindra vizatime dhe punime me ngjyra) nga puna si kostumograf, si dhe një koleksion me piktura dhe vizatime nga natyra, nudo dhe peizazhe, shumë prej të cilave i ka realizuar gjatë kohës së xhirimeve të filmave artistikë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Pas viteve 2000, Dhimitër Theodhori përjetoi vështirësi të mëdha ekonomike dhe jetoi në varfëri të thellë. Ai u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pa pasur mundësi të ekspozonte ose të publikohej. Në koleksionin e kostumografisë filmike, Theodhori ka lënë punime me ngjyra dhe vizatime të ndryshme me giri, penë, si dhe me teknikë të përzier (mix). Në punimet me ngjyra, ai e realizonte personazhet mashkullorë me ngjyra të plota dhe me pak detaje. Në krijimtarinë e tij gjenden edhe projekte kompozimesh me laps (bocete) dhe skica të ndryshme të realizuara në natyrë, nga puna në bujqësi dhe në uzina. Në skicat nga natyra, shpesh ai preferonte të vizatonte grupet e njerëzve nga prapa, një këndvështrim i rrallë në artin e Realizmit Socialist. Veprat e Theodhorit bëjnë pjesë në shumë koleksione publike dhe private. Ato ruhen edhe në muzeume jashtë Shqipërisë, si në Lombardia, Prishtinë, Torino, Paris etj. Veprat e tij janë ekspozuar në Pera Museum (Stamboll), në Galerinë Kombëtare të Arteve (Tiranë), në Düsseldorf në selinë e Parlamentit, në GKK Prishtinë, në Promenade Gallery (Vlorë) etj. Dhimiter Theodhori, Në aksion , laps në letër, 24 × 17.5 cm, 500 €.
Details:
Price history
The price read from MagDesign each time it changes · data since 30 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
45,450 lekë
Lowest
45,450 lekë
30 Oct 2026
Average
45,450 lekë
Highest
45,450 lekë
30 Oct 2026
NE AKSION