Ne, Fëmijët e Kopshtit Zoologjik të Berlinit

Ne, Fëmijët e Kopshtit Zoologjik të Berlinit

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Booktopia

Store outside Alemiin · you order at booktopia.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Ne, Fëmijët e Kopshtit Zoologjik të Berlinit – Christiane F. pajisur me fotografitë reale të protagonistëve të historisë, vendeve ku mblidheshin, diskotekave dhe udhëkryqeve ku ishin të detyruar të prostituonin. Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970. Libri u botua për herë të parë më 1979 nga gazetarët gjermanë K. Hermann dhe H. Rieck dhe nga protagonistja Christiane Vera Felscherinoë. Ai lindi nga një sërë intervistash që gazetarët zhvilluan për rreth dy muaj me Christiane-n, e cila në atë kohë ishte e akuzuar dhe dëshmitare në një gjyq, që përfundoi në qershor 1978 me dënimin e saj për përdorim droge dhe prostitucion. Romani ngjalli reagime të shumta në të gjithë botën, për shkak të moshës shumë të re të protagonistëve të përfshirë në xhiron e varësisë nga droga dhe në prostitucion. Vajzat dhe djemtë ishin futur në kthetrat e drogës qysh në moshën 12-vjeçare dhe nevoja për të siguruar paratë për blerjen e drogës i detyronte edhe të prostituonin. Kështu, Kristiana F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe dhune. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin, hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe evokuese. Që Kristina do të bëhet pre dhe e varur nga heroina ndihet qysh në faqet e para të librit dhe ndjesia e diçkaje tragjike dhe të pashmangshme mbizotëron në çdo fjalë të sajën. Kristiana rrëfen pamjen e zymtë të prostitucionit dhe xhiros së ndyrë të drogës rreth e përqark stacionit të metrosë të Kopshtit Zoologjik të Berlinit, por lexuesit do të shohin edhe sensin e komunitetit që zhvillohet mes Kristianës dhe miqve të saj. Pikiata e saj e shpejtë drejt abuzimit me heroinën dhe prostitucionit është tronditëse, por mërzia, nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, rreziqet drithëruese, madje edhe fiksimet muzikore që mbushin jetën e Kristianës janë të njohura për shumë lexues. Ky portret i luftës së Kristianës nuk është vetëm beteja e saj kundër varësisë nga heroina, por është historia e një adoleshenteje që kërkon të gjejë vetveten dhe vendin që i takon në këtë botë. Më 1981, romani u ekranizua me të njëjtin titull dhe filmi pati po aq sukses sa dhe libri. Gjithashtu, më 2021, në Amazon Prime është shfaqur një serial me tetë seri bazuar mbi këtë libër, por pajisur edhe me episode të tjera aktuale.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Ne, Fëmijët e Kopshtit Zoologjik të Berlinit