
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Eye Cream
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream është një krem i avancuar për zonën rreth syve, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar, unifikuar tonin e lëkurës dhe për të trajtuar shenjat e para të moshës, lodhjes dhe pigmentimit. Formula e tij multifunksionale kombinon përbërës aktivë ndriçues dhe anti-age, duke e bërë ideal për një zonë kaq delikate si ajo përreth syve. Formulimi i tij përmban Glutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe zbehjen e rrathëve të zinj, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtësuar dhe më të ndriçuar. I kombinuar me Vitaminë C, ky krem vepron drejtpërdrejt në uniformizimin e tonalitetit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të zonës së syve, e cila shpesh duket më e errët për shkak të lodhjes dhe stresit oksidativ. Për më tepër, formulimi është i pasur gjithashtu me Niacinamide, e cila ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, përmirëson teksturën e saj dhe ndihmon në një pamje më të butë dhe më të shëndetshme. Ndërkohë, Adenosine dhe Peptidet luajnë një rol kyç në rritjen e elasticitetit, minimizimin e vijave të holla dhe në parandalimin e rrudhave të reja, duke e bërë zonën rreth syve të duket më e lëmuar dhe më e tendosur. Tekstura e kremit është e lehtë dhe shumë e butë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim ditor ashtu edhe nën make-up. Zona rreth syve mbetet e hidratuar, e freskët dhe vizualisht më e ndriçuar që në aplikimet e para. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato sensitive, ky krem është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një trajtim të plotë për rrathët e errët, vijat e holla dhe humbjen e shkëlqimit në zonën e syve. Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *20ml Përdorimi Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë. Përbërësit Përbërësit "magjik" Glutathione, Vitaminë C, Niacinamide, Adenosine, Peptide Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Pullulan, Xanthan Gum, Acrylates /C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Glutathione, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Ascorbic Acid, Nicotinamide Mononucleotide, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-l Marka NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,300 lekë
Lowest
1,300 lekë
21 Oct 2026
Average
1,300 lekë
Highest
1,300 lekë
21 Oct 2026
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream