
Net të bardha
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Izabelës i pëlqen pa masë drita e farit midis oqeaneve, që ndriçon netët. Dhe adhuron mëngjeset rrëzëllitëse, me agun qumështor që zbardh aty më parë se gjetiu, thuajse ai far të ngrihet si qendra e botës. Ndaj dhe çdo ditë zbret brigjeve shkëmbore dhe tret vështrimin një çast mes blusë, ku dy oqeanet, ai austral dhe ai indian shtrihen si një qilim i pacak. Aty, në ishullin e largët e të ashpër, të banuar vetëm prej saj dhe të shoqit, Tomit, rojës së farit, Izabela kurrë s’ka ndier frikë. Është mësuar me heshtjet e gjata dhe rropamën shurdhuese të detit. Por, këtë mëngjes, një klithmë e mprehtë therëse si fluturim pulëbardhash, çan befas qetësinë e mëngjesit. Ajo klithmë, që fati e desh t’ua ndryshonte jetën përgjithnjë, është e qara e mekur e një vogëlusheje, e gjetur në kuvertën e një barke të përplasur pas shkëmbinjve nënujës, bashkë me kufomën e një të panjohuri. Për Izabelën, vogëlushja pa emër është dhurata më e madhe që i ka bërë oqeani. Është bija që ka dëshiruar ngaherë, dhe do të jetë e saja. Askush s’do ta marrë vesh, mjaft që të thyejë një rregull. Mjafton që Tomi të mos lajmërojë autoritetet për mbytjen e anijes, kështu që askush nuk do të vijë kurrë ta kërkojë. Shumë shpejt ajo krijesë plot gjallëri dhe ngaherë e etur për përkujdesje, bëhet drita e jetës së tyre. Vetëm se çdo dritë krijon hije. Dhe ajo hije fsheh një sekret të rëndë si gur mulliri, më i zymtë se çdo rrymë dhe stuhi që Tomi ka ndriçuar ndonjëherë me farin e vet. Sepse në stere, mes njerëzish, është një grua që ende shpreson. Një grua e pezmatuar, por e vendosur. Kjo është një histori që zbulon çka është e drejtë dhe çka është e gabuar dhe se si shpesh këto duken e njëjta gjë. Ky është romani i një nëne, i një ati dhe bijës së tyre të fshehtë. Kjo është pika ku puqet dashuria dhe faji, për të mos u ndarë kurrë më.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Net të bardha