
Nga ishulli i Diomedit do ta ngre këtë urë
In stockUpdated on 21 Oct 2026
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Shkrimtarja që ëndërron të lidhë bashkë shpirtrat dhe trupat njerëzorë Një shkrimtare franceze frymëzohet nga legjendat ballkanike të murimit njerëzor, nga obsesioni ballkanik për të ndërtuar ura, sepse gjeografia nuk e ka krijuar botën për tu bashkuar. I takoi njeriut të rropatet për t’i ngritur, për të thyer prirjen fatale për armiqësi, për të ngritur ëndrra, për të njohur misterin e bregut tjetër, për të ushqyer tolerancën, për t’u rritur materialisht, shpirtërisht e kulturalisht. Jeta e njeriut është një urë, është mesazhi i romanit metaforik, “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”. Si një Sizif i kohëve moderne shkrimtarja franceze ëndërron të bashkojë shpirtrat dhe trupat njerëzorë përmes ndërtimit të urave, që njeriu të kuptojë se të tjerët e bregut matanë janë të ngjashëm me ata të bregut karshi, se nuk ekziston vetëm një mënyrë jetese dhe një mendim i vetëm universal. Historia njerëzore, e veçanërisht ajo ballkanike është dhe historia e urëndërtuesve dhe njëherazi urëshkatërruesve, se jo rrallë herë, ka qenë vetë njeriu që shembi fizikisht urat, ato kufitare, politike, materiale, shpirtërore e kulturore. Por sa më shumë triumfojnë urëshkatërruesit, aq më shumë personazhet e këtij romani kërkojnë arsye të reja për të jetuar, aq më shumë ushqejnë ëndrrat e tyre urëndërtuese. Ylljet Aliçka [dt_gap height=”10″ /][dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /] Mireille Clapot, deputete franceze e Lëvizjes “En Marche”, fort e angazhuar në komisionin parlamentar të punëve të jashtme dhe në grupin e miqësisë franko-shqiptare, por edhe shkrimtare, vjen për lexuesin shqiptar me romanin e saj të parë “Nga ishulli Diomed” si një tjetër urë komunikimi me Shqipërinë. E pasionuar për mitet dhe legjendat Ballkanase të ngujimit dhe njohëse e mirë e romanit “Ura me tri harqe” e Ismail Kadaresë, autorja i zhvendos ato në ngushticën e Beringut, aty ku përballen Rusia dhe Amerika të ndara prej njëra-tjetrës nga ishulli Diomed. Në këtë hapësire aspak mikpritëse, ndodhen gjashtë persona të joshur nga premtimi se do të jenë të pranishëm në realizimin e një performance njerëzore dhe teknike : ndërtimin e urës lidhëse midis Rusisë dhe Amerikës e cila do të sjellë ndryshime revolucionare në lirinë e qarkullimit. Por vështirësitë e këtij kantieri tejkalojnë parashikimet: gjashtë heronjtë detyrohen të marrin pjesë në këtë sfidë, duke dhuruar atë çfarë kanë më të thellë në veten e tyre. Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndërthuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin. Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
21 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
21 Oct 2026
Nga ishulli i Diomedit do ta ngre këtë urë