NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

In stockUpdated on 22 Oct 2026

2,200 lekë

This product is sold by Industriale.al on its own website (industriale.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Industriale.al

Store outside Alemiin · you order at industriale.al

Key specifications

Category
Building Materials
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST Ngjitës pllakash dy – komponentësh me bazë rezine epokside me kohë tharje të shpejtë. PËRSHKRIMI DW 7100 EPOFAST është ngjitës pllakash 2 komponentësh i cili nuk përmban solvent. Karakterizohet nga rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse. DW 7100 EPOFAST është rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentëve gërryes për beton, agjentëve të pastrimit, ujit të detit dhe ujit të kripur. Sipas standardit EN 12004 klasifikohet si R2FT, ngjitës për pllaka me forcë ngjitëse e përmirësuar, kohë tharje të shpejtë dhe pa rrëshkitshmëri vertikale. Produkti karakterizohet nga punueshmëri e shkëlqyer dhe mjetët e punës pastrohen lehtësisht me ujë para se të forcohet. FUSHAT E APLIKIMIT DW 7100 EPOFAST aplikohet në ato ambiente ku kërkohet forcë e lartë ndaj ngarkesave mekanike dhe rezistencë ndaj agjentëve kimike. Produkti përdoret për ngjitjen e pllakave për ambiente industrial. Përdoret për vendosjen e pllakave në mur si edhe për mbushjen e fugave në mure të ambiente industriale si fabrika birre, qumështore, laboratore, thertoreve dhe në sektorë të tjerë ushqimorë ose të industrisë kimike si dhe në pishina, kuzhina etj. Është i përshtatshëm për vendosjen e pllakave në sipërfaqe të ndryshme si beton, llaç, metal, dru etj. Gjithashtu mund të përdoret për të mbushur fuga deri në gjerësinë 6mm. UDHËZIME PËR PËRDORIM 1. Sipërfaqja Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër, e qëndrueshme, pak e ashpër dhe pa materiale që parandalojnë lidhjen të tilla si pluhur, vajra etj. Nëse është e nevojshme, sipërfaqja duhet të parapërgatitet me larje, ashpërsim, etj. Dhe në raste të mureve, fërkohet me një furçë teli apo një paisje tjetër e ngjashme. 2. Përgatitja e produktit Komponenti A (rezina) dhe komponenti B (forcuesi) janë mbushur në dy kova të veçanta, në proporcion të paracaktuar në raport peshe. E gjithë sasia e komponentit B duhet shtuar në komponentin A. Përzierja e 2 komponentëve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me shpejtësi të ulët (300 rrotullime / min). Është e rëndësishme që për të arritur një përzierje të plotë të përzihet mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniformë e forcuesit. 3. Proçedura e aplikimit Ngjitja e pllakave Produkti duhet të aplikohet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar në mënyrë që të bëhet një shpërndarje uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat vendosen mbi materialin e hapur duke i shtypur dhe duke i levizur deri sa të jenë një pozicionin e dëshiruar. Mbushja e fugave Fugat duhet të jenë të pastra dhe të thata në mënyrë që të bëhet aplikimi i produktit me anën e një mallë gome në drejtim diagonal me drejtimin e fugës në mënyrë që të bëhet mbushja e plotë dhe të largohet materiali i tepërt. Sasia e mbetur mbi pllaka e produktit largohet gjatë larjes duke përdorur një sfungjer të fortë dhe të njomë. Pasi DW 7100 EPOFAST është tharë mjaftueshëm sasia e mbetur mbi pllaka hiqet duke përdorur një sfungjer të butë të lagur. Më pas bëhet pastrimi final me anën e një sfungjeri të pastër. Përdorimi i ujit të vakët e bën pastrimin më të lehtë. Për pastrimin më të mirë 10% solvent mund të shtohet në ujin që do përdoret për pastrim. PAKETIMI DW 7100 EPOFAST është i disponueshëm në paketim 1 Kg dhe 15 Kg në proporcion përzierjen paracaktuar ne peshë. Kova e komponentit B është e ndërfutur në enën e komponentit A. JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA 24 muaj nga data e prodhimit në qoftë se ruhet në paketim origjinal të mbyllur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj diellit. Temperatura e magazinimit rekomandohet ndërmjet +5°C dhe +35°C. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale INSTAGRAM

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Industriale.al each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

2,200 lekë

Lowest

2,200 lekë

22 Oct 2026

Average

2,200 lekë

Highest

2,200 lekë

22 Oct 2026

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST