Për dashurinë dhe hijen

Për dashurinë dhe hijen

In stockUpdated yesterday

800 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

Siç ndodh te Shtëpia e shpirtrave, edhe ky roman i Isabel Allendes ka sfond skenarin e shqetësuar të shoqërisë kiliane, por historia që na rrëfen merr menjëherë një ton origjinal dhe të ndryshëm nga ai që karakterizon romanin e mëparshëm: nuk bëhet më fjalë për një sagë familjare me përsëritje epike. Gjithçka vërtitet, që në krye të herës, rreth një vajze, Evangelina, e cila është pre e një gjendjeje ekstaze të herëpashershme, që mbledh rreth saj pak njerëz të devotshëm dhe kureshtarë. Irena dhe Fransisko, me synimin për të hetuar rreth fenomenit misterioz, janë padashur dëshmitarë të ndërhyrjes së një grupi ushtarakësh, që pretendojnë t’i rikthejnë arsyen “vogëlushes së famshme”. Evangelina reagon ndaj ndërhyrjes brutale duke bërë qesharak oficerin që komandon ushtarakët, dhe nga ky episod, në dukje banal, zë fill një peripeci ngjarjesh shqetësuese sepse Evangelinën, pak më pas, e rrëmbejnë forcat e policisë dhe shpallet “e zhdukur”. Dy të rinjtë vihen në kërkim të saj dhe shpejt janë të detyruar të kalojnë përmes një procedure të trishtë që i çon nga komisariati te burgjet, nga morgu te kampet e përqendrimit, ndërkohë që hija e një diktature mizore shfaqet gjithnjë e më shumë kërcënuese mbi hetimet e tyre, herë-herë për të zbuluar realitete që regjimi ushtarak donte t’i mbante të fshehta. Ndërsa ky realitet nuk shfaqi asgjë që Frasisko tashmë nuk dinte, për Irenën zbulimi ka një domethënie tjetër, sepse ajo është e detyruar të dalë nga bota e sigurt që e kishte rrethuar dhe të hedhë vështrimin drejt tmerrit. Isabel Allende lindi në Lima (Peru) më 2 gusht 1942, por deri në vitin 1973 jetoi në Kili, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit të Pinoçetit u largua për në Venezuelë; sot jeton në Kaliforni. Allende, që i përket brezit të autorëve të realizmit magjik, është një nga autoret e para të suksesshme në Amerikën Latine. Tashmë romanet e saj Shtëpia e shpirtrave, Paula, Për dashurinë dhe hijen, si edhe vëllimet me tregime Eva Luna, Eva Luna rrëfen etj, janë të mirënjohura anekënd botës. Romanet e saj bazohen herë në përvojat e saj jetësore, herë në përvojat e femrave të tjerave, gjithmonë duke bashkuar mistiken me realen.

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

800 lekë

Lowest

800 lekë

31 Oct 2026

Average

800 lekë

Highest

800 lekë

31 Oct 2026

Për dashurinë dhe hijen