
Përballë një bote e realiteti sfidues
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Leximi i këtij libri është vërtet një befasi. Një nga ato befasitë pozitive që të bëjnë të reflektosh. Një grup esesh, analizash të shkurtra e koncize dhe reflektimesh për ngjarje e zhvillime, në dukje të rëndësishme e në dukje pa shumë lidhje organike me njëra-tjetrën, por me një fill logjik të ndërtuar me kujdes nga një sy i mprehtë e një mendje e hapur dhe e kthjellët. Gjuha e librit është e thjeshtë dhe mjaft e zgjedhur. Problematika po ashtu. Esetë dhe analizat për lidershipin e sjelljet politike, transformimet ekonomike e sociale në Shqipëri dhe sfidat e sektorëve ekonomikë, si turizmi, modelet e zhvillimit ekonomiko-social të trajtuara në optikën e tranzicionit dhe dilemave të shumta që e shoqëruan atë, raportet komplekse ndërmjet lirisë, demokracisë, medias dhe botës financiare etj., përbëjnë boshtin e reflektimeve të kapitullit të parë të këtij libri. Ndërkohë, në kapitullin e dytë, evidentohet shqetësimi kryesor, jo vetëm i politikës, por i gjithë popullit shqiptar, veçanërisht i të rinjve, integrimi europian i Shqipërisë dhe sfidat e shumta të lidhura me këtë proces. Sfida që nuk lidhen vetëm me atë se çfarë apo si i bën Shqipëria detyrat e shtëpisë, por lidhen ngushtë edhe me vetë zhvillimet rajonale e atyre brenda BE-së. Aladini e shikon këtë konglomerat problemesh në një vizion e optikë interesante. Emigracioni me gjithë dritëhijet e tij, largimi i trurit dhe i të rinjve të talentuar e të mirëshkolluar, zhvillimet e brendshme në Ballkan dhe Europë, ambiciet dhe padurimi i shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në BE, “lojërat e politikës“ me këtë proces jetik, tentativat për t‘i dhënë një rol më të madh diasporës jo vetëm si subjekte votuese, por edhe si ura bashkëpunimi në shumë fusha e sektorë. Për vetë shtrirjen dhe gjerësinë e problematikës, mjaft interesante janë esetë dhe analizat e kapitullit të tretë që kanë të bëjnë me zhvillimet e dilemat me natyrë gjeopolitike. Autori guxon dhe arrin të trajtojë në thellësinë dhe rëndësinë e duhur çështje që lidhen me disa nga zhvillimet më të mprehta e ndikuese në rang global, si trazirat në Lindjen e Mesme, konflikti i pafund Izrael-Palestinë, ndikimet e fenomenit të ngrohjes globale në këtë shekull të ri, ndryshimet që pritet të ndodhin në SHBA dhe botë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ashpërsimi i jetës dhe qëndrimeve politike në disa vende të Europës etj.
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Përballë një bote e realiteti sfidues