Përtej dritares ishte nata

Përtej dritares ishte nata

In stockUpdated on 21 Oct 2026

2,000 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t’u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike. Edhe pse konciz, bie në sy përpjekja për të fiksuar jo pamjet e jashtme, por valimet e tingujve të klaviaturës së botës së brendshme të personazheve, të cilët në tregimet e Lerës, në shumicën e rasteve, janë të zhveshur nga pompoziteti, frazat e thata bombastike dhe fluromat e ekzaltimeve. Kështu tregimet e këtij shkrimtari, në radhë të parë, duken sikur janë të ftohta, por kjo ftohtësi është krejtësisht e rreme: përbrenda tyre kemi gjallërinë dhe ngrohtësinë jetësore në një shkallë që u shkon për shtat gjendjeve të personazheve – shka- llëzimi dhe shkrirjet e gjendjeve në njëra- tjetrën janë gati të pahetueshme, shumë të natyrshme, pa sforcime e aspak artificiale, dhe kjo bën që tregimet e tij të jenë tërësi kompakte, thuajse të shkëputura nga vetë jetë. Anton Pashku Prishtinë, 1980 Nasi Lera disponon lehtësinë për të kaluar nga një impuls i jashtëm në atë të padukshëm, të brendshëm, lehtësinë për të kanalizuar dhe shpleksur rrjedha të veçanta nga përditshmëria që e rrethon. Krijuesit e tillë, nuk janë aq të shpeshtë. Ali Aliu Prishtinë, 1983 Nasi Lera është ndër dy a tre tregimtarët më të mirë të letërsisë shqipe. Që herët është folur për poetikën e tregimit të tij. Në fakt, poetika është një truk për ta shfaqur më dukshëm antipoe- tikën e vetmisë së njeriut – kryetemë e tregimeve të Nasi Lerës – dhe refuzimin e së keqes. Me një stil të kursyer dhe me një teknikë të sprovuar të dialogut, tregimet e Nasi Lerës janë diamante të nxjerra nga thellësitë dhe të pastruar mirë, deri në fund. Ai vetë është ndër shkrimtarët e rrallë, të cilëve ua ndien dhimbjen e fjalës së shkruar. Stili i tregimeve të tij është ai më i vështiri, sepse ngërdhen përpjekjen e suksesshme të shkrimtarit për ta bindur lexuesin e vet se tregimet janë shkruar lehtësisht. Rudolf Marku Nasi Lera është ndër shkrimtarët tanë të rrallë që di pse shkruan dhe di çka shkruan; vepra e tij është e lidhur me botën tonë, e shpreh këtë botë dhe i kthehet po kësaj bote nëpërmjet artit dhe komunikimit artistik që nxit teksti poetik. Anton Nikë Berisha Shkrimtari Nasi Lera rrëfen ngrohtë ç’ndodh jashtë nesh, por më shumë ç’ndodh brenda nesh, është shkrimtari i kujtesës, i asaj që vlen, i së mirës që mungon dhe ëndërrohet. Nasi Lera u bë shkrimtari i veçantë, ndër më të shquarit e kohës sonë, me një urtësi prekëse për gjithçka që rrëfen. Visar Zhiti Simbolika, situata e figurave, imazhi ekspresiv e sidomos detaji psikologjik, përbën poetikën e mirëfilltë të këtyre tregimeve, duke e radhitur shkrimtarin Nasi Lera në mesin e autorëve me artikulim të shquar modern. Prend Buzhala Tregimet e librit Përtej dritares ishte nata janë një dëshmi tjetër e mjeshtërisë së jashtëza- konshme autoriale të Nasi Lerës. Besnik Mustafaj

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

2,000 lekë

Lowest

2,000 lekë

21 Oct 2026

Average

2,000 lekë

Highest

2,000 lekë

21 Oct 2026

Përtej dritares ishte nata