
Pa zemër në kraharor
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën. Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme. Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Ciudad de Mexico. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë. “Pa zemër në kraharor” është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalho-s dhe Dali-së, nga letërsia e Carlos Fuentes-it, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacan-it.
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
500 lekë
Lowest
500 lekë
21 Oct 2026
Average
500 lekë
Highest
500 lekë
21 Oct 2026
Pa zemër në kraharor