
Parfume
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te “Rruga e Madhe”, nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë. Prostitutat, më të rejat, mbështeten mureve në sheshin Malval ose, më të vjetrat, i presin klientët nëpër dhoma, veçanërisht Zonja Aida, me të cilën bëj muhabet dhe asgjë më shumë. Jam larguar nga shtëpia e prindërve dhe nga konvikti i Lynevilit me diplomën e maturës në xhep. Jam regjistruar në Universitet, ku shkoj rrallë. Kohën e kaloj bareve, pijetoreve, kafeneve, birrarive. Ditën e nis herët, tek Ekselsiori, dhe e mbaroj shumë vonë, tek i njëjti Ekselsior. Të dielave në darkë nëna shtron çarçafët e pastër, çarçafë te të cilët, gjatë gjithë ditës, ajo ka burgosur erën, dhe mua më pëlqej-në më shumë se çdo gjë tjetër këta çarçafë të ftohtë, në dimër, kur thëllimi i ka rrahur e ngurtësuar, nganjëherë edhe ngrirë, kur ata ruajnë nga kjo shuplakë diçka si prej dëbore e prej akulli, gjë që e bën edhe më të ashpër lëkurën e bardhë me kokërriza të pëlhurës së tyre të lashtë. Kurrë nuk më ka pëlqyer të fle vetëm. Edhe kur e shoh veten fëmijë, më merr malli për një trup tjetër. Për ngrohtësinë, fuqinë, butësinë, frymën e vakët dhe rrahjet e tij të zemrës. Shpesh, kur do të më zërë gjumi, kam frikë nga diçka e keqe sa nuk bëhet më, diçka që nuk është vdekje, por braktisje, vetmi e pafund. Mbi autorin Philippe Claudel, shkrimtar, regjisor, profesor i letërsisë në Universitetin e Nansisë, u lind në Dombasle-sur-Meurte, Francë në 1962. Ai është lektor në Institutin Europian të Kinemasë dhe Audiovizualitetit për shkrimin e skenarit, si dhe profesor për të rinjtë, adoleshentët dhe personat me aftësi të kufizuara që vuajnë dënimin në burgje. Romani i parë i tij u botua në vitin 1999. Që nga viti 2004, është edhe drejtor i një kolane në botimet e Stock Editions. Claudel është mbajtës i shumë çmimeve të rëndësishme si: “Marcel Pagnol” në 2000 e Goncourt në 2007. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
700 lekë
Lowest
700 lekë
22 Oct 2026
Average
700 lekë
Highest
700 lekë
22 Oct 2026
Parfume