
Perjetime 1936-2021
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Textbooks
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë viteve 1944-1990, kur në Shqipëri u vendos sistemi komunist dhe ekonomia e centralizuar; • gjatë viteve 1990-2021, kur në Shqipëri u rivendos sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut. “Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre tri epokave janë përpëlitur si një anije pa vela në mes dallgëve të detit”, thotë akademiku flokëbardhë, që edhe pse prej vitesh jeton në Paris, frymon Shqipërinë dhe mjedisin kulturor shqiptar. Përmes publicistikës, ai sjell ngjarjet vendimtare të kulturës: nga Kongresi i Manastirit deri tek ai i Drejtshkrimit; rrugëtimin e vështirë të një shkencëtari të gjuhës në korridoret e ngushta të doktrinës politike; skicën e formimit të atij që profesor Besi e quan “Homo ideologicus”, sipas tij, dëmi më i madh që i ka bërë shoqërisë shqiptare diktatura komuniste. “Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, thotë profesori, ndërsa përshkruan kulisat e ndërtimit të “elitës së re” me urdhër dhe bekim politik. Me një protagonizëm të lartë kulturor, nga ata të spitakurit që kanë se çfarë të tregojnë, Bahri Besi sjell këtë dëshmi testamentare, ndërsa me veprimtarinë e tij shkencore e ka skalitur emrin në disiplina dhe fusha studimore, që përfshijnë dialektologjinë, fonetikën, gjuhën letrare, historinë e gjuhës, por edhe marrëdhënien e shqipes më gjuhë të tjera ballkanike. Pas një kolane të gjerë botimesh shkencore, profesor Beci vjen me këtë rrëfim, që më shumë sesa tekst publicistik, është një dëshmi e plotë e rrugëtimit të një njeriu që diti të ruajë integritet profesional dhe njerëzor, përtej kufizimeve që prodhon mentaliteti mbytës i një diktature si e jona, në të gjitha jehonat e saj, shtrirë në kohë, ADN-në qytetare dhe intelektuale të Shqipërisë.
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Perjetime 1936-2021