Pertej maleve

Pertej maleve

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,020 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Kur letërsia merr përsipër të shndërrojë në të vërtetë artistike fatin e brezave të një familjeje, jo si kronikë të thjeshtë ngjarjesh, por si dramë të fatit njerëzor të kushtëzuar nga rrethanat dhe zgjedhjet individuale, ajo fiton përmasa universale. Këtë synim e realizon romani “Përtej Maleve” i shkrimtarit të ri shqiptar Eduard Lekgjika, botuar në qershor të vitit 2026. Në qendër të veprës qëndron përballja e fatit të dy vëllezërve, jo vetëm si lidhje gjaku, por si ndarje e dhimbshme nga rrënjët e të parëve. Njëri emigron drejt Amerikës në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa tjetri mbetet në Shqipëri, i lidhur me tokën dhe kujtesën familjare. Kjo ndarje përbën boshtin kompozicional të romanit dhe pikën ku ndërthuren drama personale, historia kombëtare dhe kërkimi i identitetit. Amerika e shekullit të kaluar paraqitet si “toka e premtuar”, ëndrra e emigrantit shqiptar. Megjithatë, autori e përmbys në mënyrë të ndjerë këtë fabul tradicionale: toka e vërtetë e premtuar nuk është largësia përtej oqeanit, por vendlindja, kujtesa dhe lidhja shpirtërore me dheun e të parëve. Pikërisht këtu romani fiton një dimension simbolik, duke e shndërruar historinë e një familjeje në histori të shumë brezave shqiptarësh. Narracioni ndërtohet me një peshë emocionale që mbetet gjatë në kujtesën e lexuesit. Fati individual i personazheve shoqërohet nga përpjekja për të ruajtur virtytin, për të ndërtuar familjen, për të respektuar traditën, për të nderuar emrin e fshatit dhe identitetin kulturor të atdheut. Në këtë aspekt, romani i afrohet traditës së sagave familjare që kanë lënë gjurmë në letërsinë botërore. Tema e emigrimit dhe e mallit për atdheun ka qenë një nga temat më të fuqishme të letërsisë moderne. Te John Steinbeck gjejmë dramën e shpërnguljes dhe kërkimin e një jete më të mirë; te Thomas Wolfe rikthehet vazhdimisht ideja se njeriu mbetet i lidhur përjetësisht me vendin e origjinës; ndërsa Isabel Allende dhe Gabriel García Márquez e kanë trajtuar historinë e familjeve në disa breza si metaforë të historisë së një kombi. Në letërsinë evropiane, edhe Milan Kundera ka eksploruar ndjenjën e mërgimit, kujtesës dhe identitetit të humbur. Në këtë linjë tematike mund të vendoset edhe romani i Lekgjikës, duke ruajtur natyrisht veçantinë e përvojës shqiptare. Një nga vlerat e spikatura të veprës është shtrirja kohore e subjektit. Duke përfshirë tri breza, nga vitet 1920 deri në fillimin e shekullit XXI, në dy kontinente, romani merr përmasat e një epopeje familjare. Historia individuale ndërthuret me realitetet historike që kanë shoqëruar shtetformimin shqiptar, duke sjellë personazhe, karaktere, rrethana dhe drama që pasqyrojnë një shekull ndryshimesh të mëdha. Vepra është një himn për familjen dhe vlerat e saj. Ajo dëshmon se forca e karakterit njerëzor mbetet më e qëndrueshme se largësitë gjeografike dhe më e fortë se kalimi i kohës. Galeria e personazheve, e ndërtuar me ndjeshmëri dhe realizëm, krijon një univers ku lexuesi mund të gjejë gjurmë të gjyshërve, të prindërve, të motrave e vëllezërve, të komunitetit dhe të vetes. Pikërisht ky universalizim i përvojës njerëzore e bën romanin të veçantë. Letërsia ushqehet nga jeta, por jo nga sipërfaqja e saj. Ajo depërton në thesaret më të fshehta të shpirtit njerëzor, në traditat kulturore, në kujtesën kolektive dhe në emocionet që kalojnë nga një brez te tjetri. “Përtej Maleve” arrin të prekë këto shtresa të thella, duke e bërë historinë e një familjeje histori të shumë familjeve shqiptare. Kulmi emocional i veprës vjen me rikthimin e pasardhësve në vendlindjen e të parëve. Është një kreshendo ndjenjash që kujton harmoninë dhe fuqinë emocionale të katër stinëve të Antonio Vivaldi. Fjalia përmbyllëse e protagonistit, “Unë jam në shtëpinë time”, shndërrohet në një thirrje shpirtërore për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, një dëshmi se udhëtimi më i gjatë i njeriut është ai që e kthen te rrënjët e veta. Duke uruar Eduard Lekgjikën për këtë debutim letrar dhe bashkëpunimin me shtëpinë botuese “Botonjësja Voskopojare”, mund të thuhet se letërsia shqiptare fiton një zë të ri që vjen si kujtesë, si dëshmi dhe si triumf shpirtëror. “Përtej Maleve” është një roman që flet për emigrimin, por mbi të gjitha për përkatësinë; për largimin, por edhe për rikthimin; për humbjen, por sidomos për forcën e pashuar të kujtesës dhe të identitetit shqiptar. Shkruar nga Zhuljeta Grabocka

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,020 lekë

Lowest

1,020 lekë

22 Oct 2026

Average

1,020 lekë

Highest

1,020 lekë

22 Oct 2026

Pertej maleve