
PLANI B
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Zbulimi i forcës dhe ringritja pas stuhive më të errëta të jetës Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk,” shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë.” Në librin Plani B , ajo ndërthur mendimet e saj thellësisht personale me kërkimet ndërgjegjësuese të mikut të saj, Adam Grant—një psikolog i Universitetit Wharton—për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Së bashku, ata zbulojnë se aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara; ato j anë muskuj që mund t’i formojë secili prej nesh. Autorja na hap zemrën dhe ditarin e saj, duke na rrëfyer qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë n ë palestër, e më pasta j na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë, ky rrëfim shkon shumë përtej humbjes së saj personale dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi ekstreme të tilla si sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e pashtershme të shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar dhe për të gjetur sërish lumturinë. Aftësia për t’u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës. Ky udhërrëfyes na mëson si t’i ndihmojmë të tjerët kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete apo sipërmarrje që mund të rimëkëmben përballë çdo sfide.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
850 lekë
Lowest
850 lekë
22 Oct 2026
Average
850 lekë
Highest
850 lekë
22 Oct 2026
PLANI B