Politika si Ide

Politika si Ide

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Një narracion mbi lëvizjet e politikës shqiptare këto tre dekadat e fundit, një reflektim idesh e ngjarjesh, që shënjojnë historinë e Shqipërisë post-komuniste, e një ftesë për një dialog ndryshe, në shërbim të një politike më serioze, e një shoqërie e demokracie më funksionale. Valentina Leskaj, një personazh i njohur i politikës shqiptare, i sjell të gjitha këto në librin që mban logon e botimeve Toena, “Politika si ide”. “Libri është një narrativë e tri dekadave të eksperiencës personale politike dhe shoqërisë civile, një rrëfenjë e një tranzicioni epokal të shoqërisë njerëzore në tërësi, dhe të vendit tonë, Shqipërisë, në veçanti. Teksa e kam lexuar gjatë përgatitjes për botim, jam zbavitur prej larmisë së tematikave të trajtuara; zhvendosjeve në kohë dhe në hapësirë që krijohen në secilën prej tyre… Duke qenë edhe një rrugëtim në ato se çfarë ka ndodhur në këto tre dekada tranzicioni, libri ka një vlerë të shtuar edhe si një libër reference për studjuesit e këtyre fushave. ”, shkruan në parathënien e librit profesor Selami Xhepa. E lidhur herët me shkrimin, si kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”, Leskaj e nis librin me një analizë që ka munguar në mendimin shqip, feminizmin. “Gratë një histori e shkurtër e feminizmit”, është një homazh ndaj grave të para që u bënë zëri i lëvizjeve feministe në vend, por dhe një udhëtim në historinë e feminizmit botëror, përmes një analize bashkëkohore. Me një stil ndryshe Leskaj përshkron zonat e mjegullta të historisë së gruas në vend. Shqipëria në Nato, nga Bukureshti në Strasburg, Pushteti i gjuhës marrëdhënia me tjetrin, çështja e moshimit të popullsisë, kriza demografike e një sërë problemesh që lidhen me kohezionin social, vijnë përmes një vëzhgimi të hollë nga Leskaj për ti mbetur historisë. Libri është një pamflet idesh politike, që do ti shërbejë të gjithë atyre që do të merren me tablonë e historisë politike të Shqipërisë së tre dekadave të fundit, por dhe një manual për politikën e së ardhmes.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Politika si Ide