Por perse jemi ende fashiste ? – Dituria

Por perse jemi ende fashiste ? – Dituria

In stockUpdated on 22 Oct 2026

935 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Pas suksesit të madh të Mussolini ha fatto anche cose buone , Francesco Filippi është tashmë i njohur edhe si një zë i rëndësishëm në debatin për fashizmin në Itali. Pas punës skrupuloze dhe përfundimtare të përgënjeshtrimit të legjendave të shumta dhe këmbëngulëse për njëzetvjeçarin fashist dhe për figurën e Duçes, Filippi e drejton analizën e tij të mprehtë te motivet që i kanë bërë shumë italianë të bien viktimë, akoma edhe sot, e një propagande të nisur më shumë se dy breza më parë. Si është e mundur, pyesin shumë njerëz, që pas të gjitha atyre që kanë ndodhur – pas një lufte shkatërrimtare, miliona të vdekurve, poshtërsisë së ligjeve racore, turpit të pushtimeve koloniale, një politike të brendshme ekonomike të dështuar, një politike të jashtme agresive e kriminale, një qasjeje kulturore lirivrasëse, një lufte civile të përgjakshme e të zgjatur… – hapim sytë, tani që kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë, dhe zbulojmë se jemi ende fashistë? Por ç’duhej të kishte ndodhur tjetër për t’i bindur italianët se fashizmi ka qenë një rrënim? Megjithatë, ende vazhdojnë të shumohen kryqet e thyera nëpër muret e qyteteve, të shtohet antisemitizmi, një ndjenjë e përhapur raciste përmbyt të gjithë sektorët e shoqërisë dhe duket se me kalimin e kohës është ëmbëlsuar kujtimi i periudhës më të errët e më të dhunshme të Italisë; me sa duket, historia nuk na ka mësuar mjaft, nuk na ka bërë imunë. Për të na ndihmuar të kuptojmë përse, Filipi në këtë libër na tregon shumë gjëra: na tregon si ka përfunduar lufta, ç’u bë dhe ç’nuk u bë në mbarim të konfliktit, ç’masa u morën dhe, përkundrazi ç’masa nuk u morën ndaj përgjegjësve, çfarë kanë shkruar e çfarë nuk kanë shkruar intelektualët dhe historianët, çfarë u është mësuar brezave të rinj dhe, nga ana tjetër, ç’është lënë në heshtje dhe pse. Veçanërisht, na tregon se si e kanë treguar veten dhe si janë shfajësuar italianët, pa u ndalur kurrë vërtet për të shlyer llogaritë me të kaluarën. Që, në fakt, nuk ka kaluar.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

935 lekë

Lowest

935 lekë

22 Oct 2026

Average

935 lekë

Highest

935 lekë

22 Oct 2026

Por perse jemi ende fashiste ? – Dituria