
Princa të Lilit
In stockUpdated on 31 Oct 2026
This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria Onufri
Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 31 Oct 2026
Description
“Ky i studiuesit Thomas Frashëri është një studim në front të gjerë që ka kërkuar njohuri të thella, gjuhë të huaja, këmbëngulje e durim prej murgu. Frashëri i ka të gjitha këto e falë tyre ka guxuar të trajtojë e të hedhë dritë mbi çështje pak e aspak të trajtuara në të kaluarën. Me një qasje gjithpërfshirëse, me argumente e me një frymë të fortë analize, ai ka arritur të ravijëzojë madje edhe të gdhendë personazhe, ngjarje, marrëdhënie të fshehura ose të humbura në atë epokë transformimesh të mëdha, edhe identitare, siç ishin shekujt XIV-XV. Studimi i Frashërit shënon një ndarje të prerë nga koncepti marksist i ekzaltimit të rolit të masave dhe i mohimit të rolit të individit në histori, që për gati pesëdhjet vjet ishte filli i kuq i studimeve historike në Shqipëri”. Prof. PËLLUMB XHUFI * “Në “varrezën e aristokracisë”, siç e quajti z. Pareto historinë, ndërhyn tani Thomas Frashëri për të nxjerrë nga hijet e shekujve prej varrezës së aristokracisë arbërore monumentin ndoshta më kërshëror të saj, sa për nga titujt, aq dhe për nga adaptueshmëria gati darwiniane: dinastinë Thopia/Topia. Duke vendosur dy disiplina ndihmëse të historisë, heraldikën dhe gjenealogjinë, në një status hierarkie të pasprovuar më parë në historiografinë shqiptare, ia del ta ringrejë në këmbë dinastinë emërmadhe për të hedhur dritë thuajse të plotë mbi të. Punim padyshim befasues për lexues të ushqyer me burokraci tekstesh historike, por edhe për ata të mësuar me “histori arbërore” pa Europë”. Prof. AUREL PLASARI * “Thomas Frashëri arrin të na ofrojë versionin më të plotë të historisë së Topiajve, duke sjellë kontribute të reja përsa i përket njohjes së dinamikave që karakterizojnë evolucionin e tyre në rrjedhën e kohës dhe të veçorive të lidhjeve që ka pasur familja në fjalë me kontekstin historik shqiptar, europian, ballkanik dhe osman. Kjo vepër, mbështetur në një metodologji rreptësisht shkencore, është një prurje e re me vlera të veçanta në fondin e historiografisë, një burim referencial dhe udhërrëfyes për çdo studiues të Mesjetës shqiptare”. Prof. FERIT DUKA
Details:
Price history
The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
5,000 lekë
Lowest
5,000 lekë
31 Oct 2026
Average
5,000 lekë
Highest
5,000 lekë
31 Oct 2026
Princa të Lilit