
Princesha me shume sekrete
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Pas suksesit të fundit të bestsellerit ndërkombëtar “Princesha: më shumë lot”, Jean Sasson dhe Princesha Sulltana i rikthehen bashkëpunimit duke i sjellë lexuesit punën sekrete të ndërmarrë nga vetë Princesha dhe rrethi i miqve të saj, për të shpëtuar jetë grash që vazhdojnë çdo ditë të viktimizohen, skllavërohen dhe abuzohen brutalisht, fizikisht dhe psikologjikisht. Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme – gra nga Pakistani, Siria, Libia dhe ato që jetojnë në kampet e refugjatëve në Turqi – të cilat vuajnë pasojat e tmerrshme të luftës në rajon, me Jemenin e shkrumbuar dhe terrorin e shtetit islamik. “Princesha, Më shumë sekrete” do të tërheqë edhe lexues të tjerë të cilët kanë kureshtje për të mësuar jo vetëm për jetën e familjes mbretërore Saudi, por edhe për luftën e vendosur për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme. Për fat të keq, Lindja e Mesme po digjet nga flakët, me dhunën ekstreme dhe luftën që ka përfshirë Sirinë, Irakun, Libinë dhe Jemenin, që u ka marrë jetën një numri të pafund njerëzish dhe kërcënon shumë të tjerë. Në kohëra luftërash, goditjen kryesore të dhunës së burrave e përjetojnë gratë dhe fëmijët. Gratë që janë përdhunuar dhe kanë parë me sy dhunë çnjerëzore, mbajnë mbi supe sekretet e tyre dhe janë të gatshme që t’i ndajnë momentet më të errëta të jetës së tyre vetëm me një grua tjetër. Të mos ju shkojë për asnjë moment në mendje se ato nuk janë kurajoze, përkundrazi, ato janë heroina që gjejnë guximin, edhe thjesht për të jetuar, për të marrë frymë. Po të ishte për ato, do të kishin britur me sa kanë në kokë nga maja e malit më të lartë, por kanë arsye që nuk e bëjnë këtë. Ç’është më jetikja, ato po luftojnë me gjithë ç’munden, që fëmijët e tyre të vegjël të mos mbeten pa nënë. Komente mbi librin “Histori tronditëse të një bote të paeksploruar plotësisht, libri i ri i shumëpritur nga Jean Sasson dhe Princesha Sulltana zbulon ç’do të thotë të jetosh çdo ditë me tmerrin në Arabinë Saudite.” Penguin Random House, Australia “Gra me çdo gjë përveç lirisë…” Daily Mail “Gozhdues.” People Magazine “Një libër që nuk fokusohet vetëm në jetën e Princeshës dhe familjes mbretërore, por në mënyrën dhe trajtimin e grave në Arabinë Saudite – shumë prej të cilave u është mohuar e drejta më themelore e të qenurit njeri. Sekrete tronditëse.” Independent “Në “Princesha, Më shumë sekrete”, Princesha dhe Jean Sasson zbulojnë se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite.”
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Princesha me shume sekrete