
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++
In stockUpdated today
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Sunscreen
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++ është një krem dielli në formë stik-u, i krijuar për mbrojtje të lartë dhe riaplikim të shpejtë e të lehtë gjatë gjithë ditës. Ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa formula e tij është rezistente ndaj ujit, djersës, rërës dhe ujit të detit, duke e bërë veçanërisht praktik për aktivitetet në natyrë. Tekstura e lehtë rrëshqet butësisht mbi lëkurë pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërsa pudra që kontrollon sebumin ndihmon në absorbimin e yndyrës së tepërt dhe krijon një përfundim të freskët dhe më të thatë. Formula përmban ekstrakt Minari, Aloe Vera dhe Allantoin, të cilat ndihmojnë në qetësimin dhe kujdesin ndaj lëkurës. Dizajni kompakt e bën ideal për ta mbajtur me vete dhe për të riaplikuar SPF-në lehtësisht gjatë ditës, edhe mbi makeup. Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *20g Përdorimi Nxirrni stick-un jo më shumë se 0.5 cm. Si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit, kalojeni të paktën 4 herë mbi secilën zonë, duke siguruar mbulim të njëtrajtshëm të fytyrës dhe qafës. Riaplikojeni çdo 2 orë gjatë ekspozimit dhe pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir. Shmangni kontaktin me sytë. Përbërësit Përbërësit "magjik" Ekstrakt Minari (Oenanthe Javanica), Aloe Vera, Allantoin, ekstrakt jamballi Lista e plotë e përbërësve Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Coco-caprylate/caprate, Isopropyl Myristate, Vinyl Dimethicone/methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Caprylyl Methicone, Diisopropyl Sebacate, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Microcrystalline Wax, Polysilicone-15, Oenanthe Javanica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Allantoin, Polyglyceryl-4 Diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, Caprylyl Glycol, 1,2-hexanediol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Propanediol, Water (Aqua), Butylene Glycol, Bioflavonoids, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract Marka PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,724 lekë
Lowest
1,724 lekë
22 Oct 2026
Average
1,724 lekë
Highest
1,724 lekë
22 Oct 2026
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++