PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream

PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€17.50≈ 1,588 lekë

This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets Kosova

Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com

Key specifications

Category
Face Cream
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream është një krem hidratues dhe qetësues me 10% Panthenol, i krijuar për të hidratuar intensivisht lëkurën dhe për të forcuar barrierën e saj mbrojtëse. Formula e tij unike përmban Squalane, ekstrakt bambuje, Niacinamide, Sodium Hyaluronate dhe përbërës qetësues nga Centella Asiatica, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, qetësimin e irritimit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Panthenoli në anën tjetër ndihmon në rikthimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, ndërsa Niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Kremi përmban gjithashu Copper Tripeptide-1i cili mbështet procesin e riparimit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ka një teksturë kremoze dhe të pasur, e cila përhapet lehtësisht dhe përthithet mire nga lëkura, duke ofruar hidratim të thellë pa lënë ndjesi rëndese apo ngjitëse. Kremi është ideal për lëkurë të thatë, të ndjeshme, të irrituar ose të dëmtuar. Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *100ml Përdorimi Aplikojeni në fytyrë dhe qafë pas tonerit dhe/ose serumit, në mëngjes e në mbrëmje. Përhapeni butësisht dhe prisni derisa të përthithet. Në mbrëmje, kur lëkura ka nevojë për më shumë hidratim, mund të vendosni një shtresë të dytë pasi të jetë përthithur e para. Në mëngjes vazhdoni me SPF. Përbërësit Përbërësit "magjik" Panthenol 10%, ekstrakt bambuje, Squalane, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Madecassoside Lista e plotë e përbërësve Water, Panthenol (10%), Squalane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Bambusa Vulgaris Extract (3,497 ppm), Hydrolyzed Jojoba Esters, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Copper Tripeptide-1 Marka PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,588 lekë

Lowest

1,588 lekë

22 Oct 2026

Average

1,588 lekë

Highest

1,588 lekë

22 Oct 2026

PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream