
PURITO Wonder Releaf Centella Daily Sun Lotion SPF50+ PA++++
In stockUpdated today
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Sunscreen
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
PURITO Wonder Releaf Centella Daily Sun Lotion SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës dielli me teksturë ultra të lehtë, i krijuar për mbrojtje të përditshme nga rrezet UVA dhe UVB, ndërsa njëkohësisht hidraton dhe qetëson lëkurën. Formula e pasuruar me 30,108 ppm Centella Asiatica ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar, ndërsa Brown Algae Extract dhe Hyaluronic Acid ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Tekstura e tij e butë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse ose shtresë të bardhë dhe krijon një përfundim të freskët, të hidratuar me shkëlqim natyral. Përveç mbrojtjes së lartë SPF50+ PA++++, formula ofron edhe mbështetje kundër ndotësve urbanë si grimcat e imta të pluhurit. Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *60ml Përdorimi Aplikoni një sasi të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë, qafë dhe zonat e ekspozuara, si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit, 15 minuta përpara daljes në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë gjatë ekspozimit dhe pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir. Përbërësit Përbërësit "magjik" Centella Asiatica, acid hialuronik, ekstrakt alge Ecklonia Cava, Niacinamide, Panthenol, Allantoin Lista e plotë e përbërësve Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract(30,108 ppm), Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Isododecane, Niacinamide, Sorbitan Sesquioleate, Diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, Tromethamine, Ecklonia Cava Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Caprylyl Methicone, Glycerin, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Polysilicone-15, Polymethylsilsesquioxane, Silica, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Potassium Cetyl Phosphate, Palmitic Acid, Stearic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Panthenol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Myristic Acid, Butylene Glycol, t-Butyl Alcohol Marka PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,543 lekë
Lowest
1,543 lekë
22 Oct 2026
Average
1,543 lekë
Highest
1,543 lekë
22 Oct 2026
PURITO Wonder Releaf Centella Daily Sun Lotion SPF50+ PA++++