Pushtimi

Pushtimi

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Booktopia

Store outside Alemiin · you order at booktopia.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Pushtimi – Ilir Ikonomi Pasioni për historinë nuk duket të jetë i rastësishëm për gazetarin Ilir Ikonomi. Pas librit “Faik Konica, jeta në Uashington”, ku gazetari përmes dokumenteve arkivore zbulon aspekte të jetës personale të Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, dhe librit “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Ku sërish përmes dokumenteve arkivore, rrëfehen prapaskenat e atij udhëtimi, gazetari Ilir Ikonomi vjen për lexuesin me një tjetër rrëfim historik. “Pushtimi” titullohet libri i tij që prezantohet në stendën e UET-Press në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor. Libri nisi të projektohej në mendjen e gazetarit kur gjatë kërkimeve të tij në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar Amerikan, hasi në dy dokumente që pasqyronin me detaje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939. “Ishin rreth 120 faqe të daktilografuara, përmes të cilave ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Hugh Gladney Grant i raportonte sekretarit të Shtetit, Cordelll Hull, pushtimin e Shqipërisë. Gjithashtu, aty shpjegohej se në çfarë mënyre pushtuesit impononin tek shqiptarët regjimin e tyre fashist. Ishte një përshkrim që më tërhoqi menjëherë vëmendjen”, – thotë autori i librit, Ilir Ikonomi. Siç rrëfen autori dhe në librin “Pushtimi”, Granti ishte diplomati i fundit në Shqipëri që u takua me mbretin Zog para se ky të largohej nga Shqipëria. Takimi u bë më 6 prill pak pas mesditës, në një çast mjaft dramatik për mbretin, kur ai ishte nën trysninë e italianëve, të cilët kërkonin ta kthenin Shqipërinë në protektorat. Me fjalë të tjera, ata i kërkonin mbretit t’u dorëzonte çelësat e vendit. Historiografia është marrë shumë me këtë fakt. Gjatë këtyre 23 viteve kanë dalë në dritë dokumente të ndryshme, ku jepen këndvështrime të ndryshme për periudhën e pushtimit fashist. Ndaj libri i Ilir Ikonomit është një dëshmi më shumë, mbase siç shprehet ai, dëshmia më e sinqertë që një diplomat amerikan jep për 7 prillin e vitit 1939.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Pushtimi