PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch
1 / 2

Pyunkang Yul

PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€14≈ 1,270 lekë

This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets Kosova

Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com

Key specifications

Brand
Pyunkang Yul
Category
Eye Cream
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch janë maska "patches" për zonën rreth syve, pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Këto maska ashtu si e gjithë linja janë të formuluara me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur plot me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Këto maska prej hidroxheli ngjiten lehtësisht në lëkurë, duke bërë të depërtojnë në lëkurë të gjithë përbërësit që ato përmbajnë. Të formuluara me peptide dhe adenosine, rrisin elasticitetin e lëkurës, dhe së bashku me 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, në pesha të ndryshme molekulare bëjnë të mundur hidratimin e thellë për një pamje të lëkurës plot shëndet. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide dhe ekstrakt i krundeve të orizit, mundësojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, dhe zbehin rrathët e zinj dhe hiperpigmentimin. Këto maska gjithashtu janë të formuluara edhe me kolagjen për të nxitur prodhimin e tij nga vetë lëkura, për një pamje më rinore. Ndërsa falë formulimit me keramide lëkura do të ketë hidratim afatgjatë. Menjëherë pas aplikimit vërehet efekti dhe shkëlqimi i lëkurës, në të cilën kontribuon edhe ekstrakti i sojës së zezë, i cili përmban vitaminë E dhe antioksidantë të ndryshëm. Këto maska janë të sigurta për përdorim gjatë shtatëzanisë. Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë. *60 maska njëpërdorimshe *84gr Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave. Përbërësit Përbërësit "magjik" çaj i zi i fermentuar, peptide, adenosine, acid hialuronik, niacinamide, ekstrakt i krundeve të orizit, keramide Lista e plotë e përbërësve Water(Aqua), Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cellulose Gum, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Potassium Chloride, Calcium Aluminum Borosilicate, Iron Oxides (CI 77499), Saccharomyces/Xylinum/Black Tea Ferment, Allantoin, Xanthan Gum, Coptis Chinensis Root Extract, Ethylhexylglycerin, Silica, Adenosine, Titanium Dioxide (CI 77891), Bis-PEG-15 Methyl Ether Dimethicone, Disodium EDTA, Mica (CI 77019), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Betula Alba Leaf Extract, Polyglyceryl-6 Caprylate, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Pearl Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Tin Oxide, Propanediol, Hydrolyzed Collagen, Ceramide NP, Glyceryl Polymethacrylate, Tocopherol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, Propylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-1 Marka Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,270 lekë

Lowest

1,270 lekë

22 Oct 2026

Average

1,270 lekë

Highest

1,270 lekë

22 Oct 2026

Similar

Another model or variant — not the same product

PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch