
Rënia
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Romani “Rënia” i shkrimtarit Shefqet Meko, është një prurje e re në letërsinë e shkruar nga autorët shqiptarë jashtë Shqipërisë. Ky roman përcjell plot emocion dhe befasi tronditëse rrёnimin e shoqërisë shqiptare tё viteve ‘90-tё. Përmes një gjetjeje mjaft të arrirë artistike, drama e personazhit kryesor, Maks Priftit, ndërthuret me atë të një shoqërie tё zhgënjyer e të nёpёrkёmbur që ndodhet në zgrip të ekzistencës së saj. Një unazë që rrokulliset nëpër shkallë, duket sikur bëhet paralajmëruese e asaj rrokullime që do të pësojë bashkë me idealizmin e Maksit edhe rrethi i hekurt ku ishte mbërthyer Shqipëria e pas Luftës së Dytë Botërore. Romani “Rënia” është një “de-zhavu” shqiptare ku vijnë me theks të spikatur letrar dramat dhe zymtësia e shoqërisë sonë, kur gjithçka, shteti, ideologjia, strukturat partiake dhe sidomos ekonomia, ishin në një kapërcyell historik. Me një gjuhë të zgjedhur plot ndjenjë dhe emocion, autori na kthen mbrapsht në situatat që janë “nënshkruar” nga kujtesa historike, por Meko i sjell nën një këndvështrim krejt ndryshe. Rënia, simbolizuar mjeshtërisht nga një rrokullimë unaze, nuk vjen thjesht si përmbysje klasash, por si një kalbëzim i brendshëm dhe krahëmarrje institucionale nga “të njëjtët”. Ngjarjet që shoqëruan Shqipërinë në vitet ’90, si dhe njerëzit që dominuan skenën politike shqiptare gjatë asaj periudhe, jepen me realizëm parë nga syri i një idealisti, që nuk ishte i vetmi në atë kohë. Maks Prifti, një “grimcë” e sistemit, besonte se çdo gjë në jetën e tij ishte “dhuratë nga pushteti popullor dhe partia”. Në një sfond karakteresh që të nguliten thellë gjatë leximit, shihet Rënia e këtij miti propagandistik ngritur si “opium ideologjik” për popullin me qëllimin për ta mbajtur nën kontroll, të shtypur, të shfrytëzuar.
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Rënia